Politikë

Nesër për herë të parë në Tiranë Presidenti i Emirateve Arabe, Rama: Sheiku Zayed, donatori më i madh dhe mik i shqiptarëve! Gur kilometrik, do vendosim piketa të tjera (VIDEO)

22 Shkurt, 18:22| Përditesimi: 22 Shkurt, 19:29

  • Share

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot (22 shkurt) nëpërmjet rubrikës së tij “Ç’kemi nonjë të re” se nesër mbërrin në Shqipëri një mik i vjetër i shqiptarëve, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.

Teksa e cilëson edhe si mikun e tij personal, kreu i qeverisë shprehet se Mohammed Bin Zayed Al Nahyan i është gjendur shqiptarëve në kohë të vështira, sikurse ndërtimi i aeroportit të Kukësit më 1999 dhe mikpritja e kosovarëve të shpërngulur nga lufta, por edhe si donatori më i madh për fondet e rindërtimit nga tërmeti në Durrës.

Gjithashtu nxitja e investimit për Portin e Ri dhe deri te marrëveshja trepalëshe me Italinë për kabujt nënujorë energjetikë, Linja e Interkonjeksionit si investim strategjik, programi dhe projekti i monitorimit me teknologji të sofistikuar të shkollave dhe rrugëve, krijimi i ndërmarrjes së letrave me vlerë, dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me KESH për energjinë e gjelbërt.

Fjala e plotë e Edi Ramës, në rubrikën 'Ç'kemi nonjë të re':

“Mirëmbrëma nga Kryeministria. Nesër kemi një vizitë shumë speciale. Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed Bin Zayed al Nahyan, një mik i vjetër i shqiptarëve dhe një mik shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë, në vitin 1999, me aeroplanin e tij, mbi pistën e aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, sheiku Zayed. Themeluesi i Emirateve të Bashkuara, më mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova. 

Asokohe Emiratet, nën porosinë e sheikut Zayed sollën sasi shumë të mëdha ndihmash, përmes asaj piste të ndërtuar enkas dhe presidenti që na nderon nesër, erdhi në këmbë të të atit, së bahsku me zëvendëspresidentin dhe sundimtarin aktual të Dubait, Muhamed bin Rashid Al Matum, që të dy ishin djem të rinj në forcat ushtarake të Emirateve. Vizita e presidentit të Emirateve dhe një prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme, shënjon një gur shumë të rëndësishëm kilometrik, në rrugën e një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit. Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për fondin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës dhe lagja e re në Spitallë është ndërtuar e gjitha prej tij. Po ashtu nxiti marrëveshjen e rëndësishme të Portit të Durrësit, si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike që do të jetë themelore në transformimin e Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë elektrike dhe shtet i pavarur nga ana energjetike në të gjithë rajonin.

Po ashtu me mbështetjen e pakursyer të presidentit Bin Zayed, KESH-i ynë dhe kompania e ekselencës “Masdar Group, kanë hyrë në rrugën e bashkimit, në një plan tejet ambicioz, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së gjelbërt. Një tjetër vlerë e shtuar e këtij bashkëpunimi strategjik është programi i monitorimit të rrugëve dhe shkollave me teknologjinë më të lartë, si dhe krijimi i ndërmarrjes së përbashkët të letrave me vlerë. Miku ynë i çmuar vjen nesër me një delegacion të nivelit të lartë, për të vendosur të tjera piketa, në rrugën e një partneriteti që bazohet tek interesat e përbashkëta, por ushqehet nga një miqësi shumë e sinqertë shtetërore por edhe personale. Jam shumë krenar që Shqipëria sot mirëpret miq si sheiku Mohammed Bin Al Zayed, diçka që deri pak vite më parë as nuk mund të imagjinohej!”.

Linja e Interkonjeksionit për kabujt nënujorë parashikon një miliard euro, 3 vende të përfshira, 2 kompani të mëdha ndërkombëtare që udhëheqin projektin dhe 3 vjet për vënien në funksion të plotë.

Këto janë detaje nga marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe, për ndërtimin e një linje interkonjeksioni në Adriatik për energjinë e rinovueshme.

Projekti do të ndërlidhë Kompaninë emiratase të Energjisë “Taqa”, e angazhuar për energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën e qëndrueshme, dhe gjigandin e energjisë në Itali, TERNA Group, që menaxhon rrjetin italian të transmetimi. Ndërsa marrëveshja vjen edhe pasi në nëntor u firmos sipërmarrja e përbashkët midis emiratasve MASDAR dhe KESH në Shqipëri për krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri në fushën e energjisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?