Kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e Dimalit, vlerësoi punën e Juliana Memajt në krye të kësaj bashkie. Ai tha se puna e saj flet më shumë se çdo gjë tjetër e bërë në këtë bashki, ndërsa pati një thirrje edhe për gratë, burrat e të cilëve mendojnë të votojnë kundërshtarët politikë.
Mes batutave, Rama u shpreh i bindur se rezultati në 14 maj do jetë më spektakolar se asnjëherë më parë.
“Besoj që ju e dini, që Juli, është një person i veçantë për kokëfortësinë që ka. Ajo që ka rëndësi për mua, është që kjo kokëfortësi, kur është e gjitha në dispozicion të punës vërtet që prish nerva rreth e rrotull, por në fund ia vlen se jep rezultat për punë. Puna e saj flet më shumë së çdo gjë tjetër.
Gratë që kanë burrin me mendjen për të votuar kandidatët e faqes së zezë, ta kyçin brenda, të lajnë xhamat ata që duan të votojnë për faqen e zezë. Atë ditë, të dielën të mos dalin nga shtëpia. Të bëjnë byrekun gati, edhe të presin rezultatin, të mbajnë dhe një shishe ujë që mos t’ju ngec byreku në fyt, sepse rezultati do jetë më spektakolar se asnjëherë tjetër”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton kandidatët për bashkitë e qarkut Berat: Meta dhe Berisha, faqja e zezë e vendit! Kush voton ata, lëndon marrëdhënien me partnerët ndërkombëtarë
B.V//ReportTv.al