Politikë

Shëndetësia/ Rama: Hapim universitet të ri në Fier, partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

20 Shtator, 10:24| Përditesimi: 20 Shtator, 11:18

  • Share

 

Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, kryeministri Edi Rama vendosi fokusin tek implementimi i Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor. Shefi i qeverisë tha se do të lidhim partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë. 

Po ashtu, Rama njoftoi se pritet të hapet edhe një Universitet i ri në Fier. 

"Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetësor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin për Spitalin Onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.

Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë", tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Të fusim Inteligjencën Artificiale në spitale, hapim Universitet Mjekësor në Fier! Evis Sala: Zgjidhim rimbursimin e barnave onkologjike


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?