Në takimin përmbyllës elektoral në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama iu drejtua prindërve të kësaj bashkie, këtij qarku e mbarë Shqipërisë, që me 11 maj të votojnë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike në vend që në kohë rekord mund t'u garantojë fëmijë të tyre të ardhmen në Bashkimin Europian.
"Sot, cilido që voton, investon me votë, për të nesërmen për të marrë për vete, për familjen e tij, familjen e tij, fëmijët e tij, pasaportën europiane. Dua t’ua them të gjithëve, prindërve të Elbasanit, qarkut Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë, që kanë fëmijë të vegjël, në shkollë, në gjimnaz, që më 11 maj duhet të mendojnë për fëmijët që nuk kanë të drejtë vote dhe duhet të harrojnë Edin, bufin, partitë dhe duhet të kthehen nga fëmijët dhe të mendojnë se çfarë i duhet fëmijës tim sot nga unë që kam këtë votën. T’i jap një dhuratë që është më e çmuar se çdo vlerë monetare që mund t’i jap. Me pasaportën europiane merr fund një herë e mirë historia e mundimshme dhe e stërgjatë e popullit të nëpërkëmbur; me pasaportën europiane ky flamur do jetë krah për krah me të gjitha ato flamuj që i kemi parë të pararritshëm",-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Elbasani, ironi me drejtuesit e PD-së: Iku Luçiano ‘fake Pavarotti’ e erdhi Alizoti, a ka më tallje! Kur po vija këtu, më zuri frika mos dilte Tomori e më hante të gjallë
K.M/E.H/ReportTv.al
