FOTOT/ Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Samitin Botëror të Klimës COP28! Ndan foto me Melonin dhe Von der Leyen: Mes miqsh

1 Dhjetor 2023, 09:06| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 12:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28.

Kreu i qeverisë ka ndarë pamje teksa pritet në Dubai nga Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i EBA dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Rama po ashtu ka pasur takim edhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) morën zyrtarisht kryesimin e COP28 nga Egjipti. Udhëheqësit botërorë do të takohen nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor për të diskutuar efektet e ndryshimeve klimatike, përpjekjet për të reduktuar emetimet e gazeve serrë dhe çështjen gjithnjë e më urgjente se kush do të paguajë për kostot e një planeti më të nxehtë. Në ngjarje priten mbi 180 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 01/12/2023 11:17

    Andej nga lindja mesme zhgrryhu edvin se ta ka lene me testament persegjalli miku i punve te pista salehu....se USA ta beri m*tin ne kojë prej kohesh si salehut.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?