Rama në forumin diplomatik të Antalias, batuta për integrimin: Gati të 'martohemi' me BE, por këtë herë pa ahengje

11 Mars 2022, 16:10| Përditesimi: 11 Mars 2022, 19:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë punën për të realizuar ëndrrën europian, megjithëse BE nuk po mban premtimin.

Rama nuk kurseu edhe batutat ku tha se Shqipëria nuk do të përgatisë më “ahengje” për BE edhe pse është gati “të martohet pa hezitim me të”.

Nga ana tjetër, kur Bashkimi Europian të formalizojë këtë proces, pra se kur e bën këtë Bashkimi Europian, nuk na takon ne dhe sinqerisht sipas fjalëve të tyre, sipas angazhimeve të tyre me shkrim, ne jemi përgatitur për këtë dasmë disa herë, por nusja nuk erdhi. Kështu që tani nuk do të përgatisim më dasmë, por do të punojmë dhe jemi aty. Kur të duan të martohen me ne, do të jemi gati të martohemi, kështu  që nuk do të  kemi asnjë moment hezitimi, por asnjë përgatitje më, as me orkestër, as me fjalime sepse ata nuk janë në gjendje të mbajnë premtimet e tyre. Kjo është shumë e qartë. Ndoshta, them ndoshta kriza në zemër të Europës tashmë, me këtë agresion ushtarak të pa imagjinuar vetëm pak kohë më parë, ndaj një vendi demokratik do t’i zgjojë në një farë mënyre dhe do t’i bëjë të kuptojnë disi nevojën për të farkëtuar paqen çdo ditë, pa e marrë atë asnjëherë të mirëqenë e ndoshta edhe gjeopolitika do të bëhet edhe më e ndjeshme dhe më e arsyeshme, duke kuptuar se Ballkani Perëndimor është shumë më mirë të jetë brenda se sa të lihet në periferi të Europës. Është një hapësirë ku nisi Lufta Botërore, është një hapësirë ku ka pika të dobëta siç u tha. Është një hapësirë ku aktorë të tretë përpiqen të zënë vendin e tyre, të krijojnë trazitë e tyre për projektin europian, por është po kështu dhe një hapësirë ku ka një mbështetje të jashtëzakonshme për projektin e Bashkimit Europian. Kësisoj shqiptarët janë njerëzit më pro europianë sot sesa francezët.

Megjithatë, nëse edhe kjo nuk mjafton për BE, nuk ka problem për ne. Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe siç e thashë, do përqëndrohemi shumë herë me tepër tek rajoni, do kujdesemi shumë herë më tepër për rajonin tonë sepse aty duhet të mbajmë sa më shumë, të ruajmë sa më shumë të jetë e mundur, çka kemi arritur deri tani dhe të bëjmë më shumë përparim për të arritur paqe midis të gjitha vendeve, në mënyrë që të gjashta vendet e Ballkanit Europian të njihen, të repsektohen dhe të jenë në vendin që u takon, ndërkohë që pjesa tjetër nuk varet nga ne. Nëse kjo luftë nuk është mjaftueshëm, nuk e di se çfarë duhet të vijë që ky mesazh t’u kalojë e t’u përcillet të mëdhenjve të Europës që marrin vendime, e që nuk mund të vazhdojnë në këtë mënyrë, duke dhënë premtime e duke mos i mbajtur ato, duke bërë premtime e duke mos i mbajtur ato sepse bota është gjithmonë e më e ndërlikuar dhe mungesa e udhëheqjes, e strategjisë, e kurajos për të punuar më tej mbi projektin e etërve themelues mund të rezultojë në fund e të sjellë një kosto shumë të lartë e nuk dëshiroj të jetë ky rasti. "tha Rama gjatë fjalës së tij.", tha kryeministri. 


Lajmi kryesor:

Rama mban fjalën në forumin diplomatik të Antalias, 'thumbon' BE: Lufta në Ukrainë mesazh për njerëzit e mëdhenj që nuk mbajnë premtimet


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?