Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin e 5-të Ekonomik të Delphi që u zhvillua online, ku temë ishte Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Të pranishëm në takim ishin edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Ana Brnabić, Kryeministri i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë Veriore, ndërsa Aleksandar Vuçiç, President i Republikës së Serbisë, dërgoi një mesazh të regjistruar.
Rama në fjalën e tij, pasqyruar nga media greke, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështje e detit dhe minoritetin grek në Shqipëri. Rama tha se marrëdhëniet midis qytetarëve të dy vendeve janë shumë më të mira se ato të dy shteteve. Duke i referuar çështjes së zonave detare, Rama tha se është bërë progres dhe ka vullnet pozitiv mes palëve, por ende nuk ka një marrëveshje dhe ka ende çështje për t'u diskutuar.
"Kemi bërë progres. Nuk është e lehtë, por kemi vullnet pozitiv dhe marrëdhëniet bilaterale për mendimin tim janë të mira. Përcaktimi është një çështje. Nuk kemi arritur akoma në një marrëveshje. Por, shikoni, Greqia dhe Italia, vende anëtare të BE prej shumë vitesh, arritën në një marrëveshje pak ditë më parë. Besoj se ka çështje që duhen shqyrtuar, që janë diskutuar dhe në të kaluarën dhe vijojnë të diskutohen, është arritur dhe një progres, por natyrisht që mbetet akoma për të bërë. Marrëdhëniet mund të përmirësohen, por edhe tani janë në një nivel të mirë”, tha Rama.
Një tjetër pikë e ndalur në diskutim gjatë forumit ekonomik të Delphi ishte dhe çështjeve të pronave të pakicave, për të cilën kryeministri Rama tha se kjo çështje është shumë më e përgjithshme në Shqipëri dhe jo një çështje që lidhet me një përkatësi etnike.
Ai foli edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve, kapitalit dhe mallrave në rajon, duke u shprehur se nuk është e thjeshtë pasi duhet të luftosh kundër steriotipeve të shoqërisë.
"Nuk është një shëtitje, por një betejë kundër stereotipeve të shoqërisë sonë. Kemi shumë për të bërë, por nëse dikush e sheh se ku kemi filluar, ata do të zbulojnë se kemi arritur shumë. Ishte një proces i shëndetshëm, për të cilin jemi angazhuar. Të gjithë jemi të përkushtuar. Fqinjët po punojnë së bashku dhe ajo që duam është të bindim publikun se jemi të gatshëm të bëjmë ndryshime dhe të bashkohemi në BE ", tha Rama.
Po pronat e Chamëve o zotëri?
PërgjigjuNuk ka minoritet të tillë në Shqiperi! Janë vetem persona qe marin pension. Nuk ka minoritet te mirfillte, perkundrazi janë 4 miljon arvanitas në Jorgjëri!
Përgjigju