Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ditën e sotmë kanë inspektuar punimet në kantieret e rindërtimit në fshatin Bubq dhe në Fushë-Krujë.
Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se në Bubq po merr formë qendra urbane e re dhe puna vijon pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë.
‘Ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re dhe gjithashtu vijon puna për ndërtimin e 7 pallateve, shkollës dhe qendrës së re administrative!’- përmbyll postimin kreu i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet për procesin e rindërtimit pas tërmetit në Fushë Krujë.
Rama shkruan në rrjetet sociale se aty po merr formë një nga lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, ajo e Rilindjes pas tërmetit, me 128 shtëpi që përfundojnë brenda më pak se dy muajsh dhe 15 pallate që do të jenë gati në vjeshtë.
Sakaq ministri Ahmetaj theksoi se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.
‘Pallatet mbarojnë në shtator, ndërsa shtëpitë pas më shumë se një muaji. Janë 120 apartamente dhe 128 njësi individuale që janë pothuajse në përfundime sipër. Brenda pranverës të 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 nëntorit, përveç kujtesës. Çdo gjë do të herë ndërtuar më mirë më bukur.’- tha Ahmetaj.