Konferencën e fundvitit të kreut të qeverisë, ish kryeministri Sali Berisha e ndoqi live nisjen e saj nga Facebooku i tij.
Bashkë me të, edhe akuzat që kryeministri Edi Rama i bëri ish qeverisjes së Berishës se është ajo përgjegjësja për pensionet e ulëta në vend. Replikën ia dha në konferencë paralele për mediat.
“Ai me pensionistët shqiptarë ai ka kryer një krim masiv. Në qoftë se qeverisja e mëparshme, dyfishoi pensionet, mbi dyfishoi pensionin minimal, dyfishoi pensionin mesatar dhe rriti me 60-70 përqind pensionin e lartë, shko pyet sot pensionistët se ku janë sot pensionet. Asnjë të vërtetë nuk thotë ai lidhur me pensionet, as me sistemin. Të vetmen gjë që bëri ky me pensionistët, i mashtroi për indeksimin dhe u zgjati moshën e pensionit dhe kërkon ta zgjasë prapë moshën e pensionit me pretendimin se është rritur jetëgjatësia, në një kohë kur jetëgjatësia nga zgjatja e fundit nuk është rritur as edhe një muaj. Është një gënjeshtër, një tallje cinike që ai bën”, tha Berisha.
Për vizitën e pritshme të Presidentit Donald Trump në Shqipëri në 2027, në kuadër të Samitit të NATO-s, Sali Berisha tha se nuk do të jetë Rama mikpritësi.
‘Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s’, tha ai.
2024-n, 11 muaj të të cilit i kaloi në arrest shtëpie, Sali Berisha e quajti vitin e opozitës, ndërsa për 2025-n kryedemokrati tha se beteja për qeveri teknike do të vijojë.
‘Beteja për qeverinë teknike vazhdon, mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve’, tha ai.
Në konferencën e fundit për këtë vit, Berisha bëri edhe një projeksion dëshirë për sfidën elektorale të pranverës 2025, duke thënë se opozita po ecën drejt fitores, ndërsa mazhoranca drejt shkërmoqjes.
Por për të shkuar deri aty, Sali Berishës i duhet të kalojë edhe një tjetër test në drejtësisë në fillim të vitit të ri Apeli i GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për ta rikthyer në arrest shtëpie.
Aty te pafsha sali kerma ne burg dhe te te varin si sadami!qen maskara!vemje e poshter
Përgjigju