Shqipëria nuk po kërkon që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke “përfituar” nga situata e krijuar në Ukrainë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, ku theksoi se procesi i negociatave është një proces për veten tone, që do e ndihmojë Shqipërinë në mbushjen e kritereve, e se nuk po e bëjmë për Europë.
“Unë i qëndroj asaj që ne i kishim bërë të gjitha detyrat e shtëpisë e merrnim refuzim pas refuzimi. Nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE-së, por të hapim negociata. Procesi i negociatave është një proces që duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për Luksemburgun. Do të na ndihmojë për përmbushjen e të gjitha kritereve. Ne të ndërtojmë shtetin evropian në vendin tonë dhe të jemi pjesë e familjes evropiane si vend europian. Ne nuk kemi arsye të kërkojmë përshpejtime artificiale për shkak të luftës në Ukrainë. Unë edhe në Kiev e thashë që uroj që ukrainasit statusin e kandidatit të mos e marrin si futje në BE pasi kërkon një kohë të gjatë, por mendoj se për shkak të kësaj situate mendoj se bashkërisht duhet të përshpejtojmë procesin e afrimit politik, me atë që Macron e quan bashkëpunim i ri politik. Ne kemi idetë zona, po punojmë edhe me qeverinë holandeze për një propozim si mund të bëhet ky thellim, ky është një proces që mund ta përshpejtojnë po jo anëtarësimi. Detyrat tona i bëjmë për veten tonë. Kur i bëjmë, do themi jemi gati”, u shpreh Rama.
Bettel, nga ana e tij, tha se negociatat me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk u #përshpejtuan për shkak të luftës në Ukrainë, por sepse dy vendet plotësuan kriteret.
Mund të punojmë më ngushtësisht, por për hir të situatës nuk duhet të kapërcejmë kriteret e Kopenhagënit. Shqipëria dhe RMV nuk i hapen negociatat për shkak të luftës në Ukrainë, por sepse plotësuan dhe respektuan kriteret”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kryeministri i Luksemburgut në Tiranë, Rama: Avokati ynë për çeljen e negociatave! Bettel: Keni bërë progres, Shqipëria duhet në BE (VIDEO)
D.GJ//ReportTv.al