Kryeministri Rama ka ndarë në konferencën për media tematikat e bisedimeve me homologun e tij luksemburgez. Ai e falenderi për ndihmën e pakursyer ndaj Shqipërisë.
‘Tanimë ne jemi në procesin e negociatave, kemi folur për konfliktin dhe ndajmë të njëjtin qëndrim për agresionin rus. Kemi folur për vijimësinë e procesit të për afrimit politik mes bashkimit evropian dhe vendeve që negociojnë për të. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale sepse Luksemburgu është vend i vogël por njëlloj si floriri me një peshë shumë të madhe.
Ne këtu dëshirojmë të kemi një aktivitet të bizneseve këtu, kompanitë luksmburgez kanë filluar të interesohen për rajonin. Dhe është e rëndësishme që ne ti ftojmë, duke kapërcyer atë barrierën që i dëmton dëmton të tjerët të vijën në Shqipëri kur s’ka qenë asnjëherë dhe e kanë për herë të parë. Në Luksemburg ka një pakicë shqiptare shumë të nderuar, kryeministri flet me një respekt shumë të madh për ta. Dua ta mbyll fjalën për kryeministrin dhe interesimin e tij të posaçëm për rajonin, është e rëndësishme të kuptohet që Luksemburgu në tryezën në BE është i rëndësishëm. Dhe përpjekja për të nxitur, bashkëpunimin rajonal, targat e Serbisë dhe Kosovës, për të nxitur politikë sa më stabël në Malin e Zi janë pjesë e agjendës të Luksemburgut dhe kryeministrit. Dua ta falënderoj për ndihmën e pakursyer në Shqipëri dhe ndihmën në BE për çeljen e negociatave të Shqipërisë.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kryeministri i Luksemburgut në Tiranë, Rama: Avokati ynë për çeljen e negociatave! Bettel: Keni bërë progres, Shqipëria duhet në BE (VIDEO)
G.MO/ReportTv.al