Politikë

Rama në konferencë me Starmer: Thonë se 1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg! Miti se shqiptarët janë problem për anglezët është një gënjeshtër

15 Maj, 12:44| Përditesimi: 15 Maj, 12:51

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer po japin një konferencë të përbashkët pas takimit që zhvilluan ‘kokë më kokë’.

Rama në fjalën e tij ka folur mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për parandaluar trafikun e paligjshëm. 

"Besoj në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ku kemi harxhuar shumë sinergji në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë kundër trafikut të paligjshëm dhe përfitoj nga rasti edhe nga të dërguarit e medias, është që kemi shifra shumë të suksesshme që rrëzojnë mitin se shqiptarët janë problem për Britaninë. Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë është disa qindra, ndërkohë kur ne shtyjmë përpara task-forcën pati 12 mijë. Pra, ky miti se shqiptarët janë problem për Britaninë nuk është i vërtetë, edhe pse kjo gënjeshtër ka marrë statusin e së vërtetës. Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet 1 në 50 shqiptarë janë në burg, ndërkohë është 10 fish më e ulët."-tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Starmer nga Tirana: Do prodhojmë bashkë mjete ushtarake! Rama: U ul numri i emigrantëve të paligjshëm, mit që shqiptarët janë problem për Britaninë


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?