Politikë
Bota

Rama në konferencën për Ukrainën: Motra ime e dashur Giorgia Meloni…Të gjitha rrugët të çojnë në Romë

10 Korrik, 16:59| Përditesimi: 10 Korrik, 17:18

  • Share

 

Në fjalimin e tij në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, që u zhvillua në Romë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kishte premtuar të fliste “në mënyrë të pazakontë shkurt”, ndërsa falënderoi Kryeministren italiane Giorgia Meloni për organizimin, duke e quajtur atë “motrën e tij të dashur”.

“Motra ime e dashur Giorgia Meloni i kujtoi të gjithëve sot se të gjitha rrugët të çojnë në Romë. I dashur Antonio, ka qenë një përvojë e shkëlqyer, një udhëkryq gëzimplotë, kaotik dhe i paqtë që keni organizuar këtu për t’i treguar të gjithëve se nuk ka një vend më të sigurt se Italia”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se të gjitha protokollet e sigurisë janë të pakuptimta në një vend si Italia, duke iu referuar edhe pranisë së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky:

“Jam i sigurt që edhe Volodymiri e ka shijuar morinë e humanizmit këtu, ku të gjithë truprojat e tij për herë të parë që prej luftës janë ndjerë të padobishëm.”


Lajmi kryesor:

Rama për Ukrainën: Shqipëria s’mund të ndryshojë shumë në fushë-betejë, por ngelemi në ndihmë të Kievit! Duhet një plan i fuqishëm për paqen


K.M/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?