KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në stadiumin e ri të Kukësit! I shoqëruar nga kryebashkiaku, njëherazi edhe president i klubit të Kukësit, Safet Gjici, Rama është shprehur se ky stadium nuk do të shërbejë vetëm për sportdashësit e për skuadrën, por si një qendër e zhvillimit të komunitetit.
"Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor ", tha Rama.
Gjici ka bërë me dije se përfundon në fund të gushtit, teksa tregoi se qytetarët janë shumë të entuziazmuar për këtë projekt të ri.
"Mosha mbi 50-vjeç vijnë dhe shohin këtu çdo ditë punimet, janë "supervizorë" të Faikut", tha Gjici me të qeshur.
Lajmi kryesor:
Vitin tjetër zbret avioni i parë në aeroportin e Kukësit/ Batuta e Ramës: 'Londinezët kuksian' të mos më quajnë hero, por të ma lënë nënën rehat
B.K.//ReportTv.al
Po mir kto distanca jo maska jo, nuk ka virus per kto?
Përgjigju