Rama në Kuvend: Çdo pensionist do marrë nga 100 deri në 150 euro bonus! Përfitojnë 511! Në pranverë rritje tjetër

18 Nëntor, 10:14| Përditesimi: 18 Nëntor, 12:43

  • Share

Kryeministri Edi Rama nisi paraqitjen e projektbuxhetit 2025 në Kuvend duke njoftuar të gjithë pensionistët për lajmin e mirë se në ditët në vijim, qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë euro për pensionistët për bonusin e tyre të fundvitit.

Sipas tij pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë ose 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm, një bonus i ri prej 150 euro dhe pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme, përmes një bonusi në masën 100 euro.

Ai tha se do të përfitojnë rreth 511 pensionistë. 

“Ky bonus do të ndahet në dy shkallë: Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë ose 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm, një bonus i ri prej 150 euro. Ndërsa, pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme, përmes një bonusi në masën 100 euro.

Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët.

“Bonusi i trefishtë do të përfitohet këtë fundvit nga më shumë se gjysmë milioni pensionistë. Saktësisht, 511 mijë, ku përveç 400 mijë e 500 gjysheve e gjyshërve, përfshihen edhe 65 mijë e 800 invalidë pune dhe 44 mijë e 600 përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë. Ndërsa, rreth 210 mijë pensionistë të tjerë do të përfitojnë nga bonusi i dyfishtë”, theksoi Kryeministri Rama.

Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.

“Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë. Ky do të jetë bonusi i pranverës, që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere. Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?