Rama nga Mallakastra: Më 14 maj të godasim ‘zorrën qorre’ (Berisha dhe Meta)! Sa herë demokratët kanë marrë pushtetin, vendi ka ecur mbrapa

25 Prill 2023, 13:10| Përditesimi: 25 Prill 2023, 14:23

  • Share

MALLKASTËR- Kryesocialisti Edi Rama, kësaj here u ndal në Mallakastër, nga ku prezantoi kandidatin për 14 majin, Qerim Ismailajn. Rama u tha qytetarëve se në qershor do të marrë fund problematika me ujin e pijshëm, pasi në qershor të gjitha banesat do të furnizohen 24 orë me ujë. Rama premtoi edhe investime në infrastrukturë.

“Me vendosjen e sahateve të rinj që kanë filluar, nga qershori do të fillojë të sjellë 24 orë ujë të pijshëm në shtëpitë tuaja ujësjellësi i ri. Një kërkesë e kahershme, por më në fund edhe kjo e plotësuar”, tha Rama.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të 14 maj të shkojnë në kutitë e votimit dhe të hedhin votën për socialistët. Duke krahasuar qeverisjen e tij me atë të PD-së, Rama tha se janë si nata me ditën. Sipas tij, sa herë që demokratët kanë marrë pushtetin, si atë vendor edhe atë qendror, kanë treguar se e çojnë vendin mbrapa.

“Historia 30 vjeçare duhet të na i ketë mësuar disa gjëra. Sa herë u është dhënë mundësia të marrin ën dorë fatet e një vendi, gjithmonë, vendi, bashkia, komuna kanë bërë mbrapa. Sa herë na është dhënë neve mundësia kanë bërë para. Ne mund të bëjmë më shumë, ne nuk i kemi bërë t gjitha mirë, por të krahasosh ne me ata, është njësoj si të krahasosh ditën me natën”, tha Rama.

Kryesocialisi tha se më 14 maj duhet t’i japin goditjen përfundimtare zorrës qorre, referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ora 13:53
Balla: Berisha dhe Meta, dy hije që i janë ngjitur Shqipërisë, më 14 maj do marrin përgjigjen

 

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ishte në Mallakastër me kryeministrin Edi Rama. Balla u shpreh se Berisha dhe Meta janë dy hije që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja dhe kërkojnë të marrin gjithçka. Ai tha se më 14 maj do i japin përgjigjen.

““Në 14 maj zgjedhja në Mallakastër është shumë e lehtë, se ne e dimë fare mirë se çfarë gjetëm në vitin 2019, atëherë kur ky popull na besoi drejtimin e kësaj bashkie dhe kthimi mbrapa do të thotë të kthehemi te bashkia që nuk dihej ku ndahej nga kompania. Unë jam shumë krenar që bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryesinë e Partisë Socialiste i dhamë besimin për të vazhduar me Qerim Ismailaj i cili i dha transparencë, i dha besim qytetarëve. Ndaj ne jemi sot të gjithë këtu bashkë për të vazhduar përpara me Qerimin, me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste. 
Mësuam dhe pamë se si në vitet 2015 -2019 kjo bashki ishte në variantin e Lulit, gjumë dhe punë vetëm për interesat e kompanisë. Ne na duhet që bashkinë ta kemi 24 orë në punë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me Qerimin.  Sot është një ditë e rëndësishme për të majtën në Europë, sot festojmë fitoren mbi fashizmin 25 prillin. Ndaj sot kur flasim se çfarë zgjedhjeje duhet të bëjmë më 14 maj, duhet të mos harrojmë kurrë që përballë nesh janë dy hije që kanë 32 vite që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja e që kanë marrë prej Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka kanë dashur. Dy herë President Sali Berisha, dy herë Kryeministër. Ilir Meta Presindent, Kryeministër, Kryetar Parlamenti. Çfarë kërkojnë më këta nga Shqipëria dhe shqiptarët prandaj më 14 maj na duhet që t’u japim një përgjigje përfundimtare, siç u’a dhamë dy vite më parë më 25 prill 2021 kur i mundëm dhe i dhamë Edi Ramës mandatin e tretë. Unë sot nga Mallakastra duam që të fillojmë rrugëtimin tonë tjetër, atë që do na çojë në pranverën e vitit 2025 për të marrë mandatin e katërt të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste”.”, tha Balla.

Ora 13:30
Rama prezanton Qerim Ismailaj për Mallakastrën: E keni ‘shalqi me provë’! ‘Kalë’ më të fortë se PS për të çuar vendin para, nuk gjeni dot

 

Kryesocialisti Edi Rama teksa prezantoi kandidatin Qerim Ismailaj për Mallakastrën, tha se kandidatët e PS kanë një avanatazh të pakonkurrueshëm Një sipas Ramës që janë shalqi me provë, që nënkupton se e kanë treguar veten në drejtimin e bashkive. Ndërkohë, Rama tha se nuk ka ‘kalë më të fortë se PS për të çuar vendin para’.

“Kanë dy avantazhe të pakonkurrueshme, janë kandidatë që janë shalqi me provë, ky është shalqi me provë edhe kastraveci i mirë është për sallatë por shalqi s’behët. Edhe kungulli i mirë është për të bërë byrek por shalqi nuk bëhet. Qërimi është shaqli me provë. Ka edhe një avantazh, ka edhe një shalqi më të madh me vete në Tiranë, që është po me provë. Të diskutosh zgjedhjen, mes kandidatëve tanë dhe mes kandidatëve të zorrës qorre është mos të jesh ne rregull fare, se nuk po shkon në stadium”, Rama.

Më të mirët nuk jemi, por kalë karroce më të fortë për ta çuar vendim para se PS nuk gjeni dot. Në fund zgjedhja është ca kali do marrësh për katër vjet. Nëse keni ndonjë dyshim merrini shikojini 1 nga 1 kuajt dhe e kuptoni vetë se kë duhet të vini për të udhëhequr karrocën.

Ora 13:21
Rama nga Mallakastra: Më 14 maj t’i japim goditjen përfundimtare ‘zorrës qorre’ (Berisha dhe Meta), me ta vendi shkon vetëm mbrapa

 

Nga Mallakastra, kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë Partinë Socialiste. Rama tha se historia ka treguar se sa herë që u jepet mundësia kundërshtarëve që të drejtojnë vendin, kanë treguar se e çojnë vetëm mbrapa. Rama tha se më 14 maj duhet t’i japin goditjen zorrës qorre, referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Njeri që e ka damkën non grata në lule të ballit, tjetrin që shqiptarët e kanë shpallur non grata prej kohësh.14 maji ka shumë rëndësi për të vendosur sa më shpejt do nisemi drejt majës për të pasur një Shqipëri të 2030 që është kampione e Ballkanit në turizëm, eksporte bujqësore apo një Shqipëri që të kthehet mbrapa. kush mendon që s’ka kthim mbrapa gabon. Historia 30 vjeçare duhet të na i ketë mësuar disa gjëra. Sa herë u është dhënë mundësia të marrin ën dorë fatet e një vendi, gjithmonë, vendi, bashkia, komuna kanë bërë mbrapa. Sa herë na është dhënë neve mundësia kanë bërë para.

Ne mund të bëjmë më shumë, ne nuk i kemi bërë t gjitha mirë, por të krahasosh ne me ata, është njësoj si të krahasosh ditën me natën. Ju e dini që unë pata një problem me appendisitin, por me këtë rast mësova që në shqip quhet zorra qorre dhe dua t’iu them këtë. Që është një sëmundje aq e lehtë edhe e rrezikshme nëse nuk goditet në momentin e duhur. Kështu që unë e godita, tani së bashku duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Nuk e kuptoj si mund të diskutohet vota e 14 majit nëse e shikon atë votë siç është, si mundësia që të jep demokracia, që si qytetar ti të vendosësh se kë duhet të marrë qyteti në punë për ti shërbyer qytetit dhe qytetarëve”, tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 25/04/2023 18:10

    Pershendetje, hapur eshte fakt food, desha nje sufllqe pa majonez

    Përgjigju
  • Ramushi: 25/04/2023 14:58

    Po ku ka ngelur njerez ne ballsh.shikoni ci punoji uzines rilindja pastaj derdellisni,njerez te ulet

    Përgjigju
  • Endri: 25/04/2023 14:54

    Nuk i beson me njeri nongradat ata jan e keqja e ketij vendi Qeveria Rama eshte e vetmja qe po punon per vendin tone dhe Shqipria ka pasur ndryshim qe kur ata kan ardhur ne pushtet

    Përgjigju
  • Adri: 25/04/2023 14:52

    Eshte nje turp per vendin ton qe ata te kthehen perseri ne pushtet po ata nuk ka mundesi sepse nuk i voton me njeri partia socialiste eshte e vetjma qe po punon

    Përgjigju
  • era: 25/04/2023 14:22

    shume drejte ka folkur si gjithmone Rama

    Përgjigju
  • Allahi: 25/04/2023 14:12

    Berisha e Meta nuk jene zorre qorre apandecit por jane zorre e trashe shqip zorre bythe.

    Përgjigju
  • titi: 25/04/2023 13:33

    bravo ju qoft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?