Politikë

Rama: Në mandatin e katërt e kthejmë Lushnjen si bazë të industrisë ushqimore

7 Maj, 19:07| Përditesimi: 7 Maj, 19:39

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama nga Lushnja tha se Rama tha gjithashtu se mandati i katërt i socialistëve do të jetë vendimtar për zhvillimin e mëtejshëm të zonës së Lushnjës dhe Divjakës, veçanërisht në fushën e agropërpunimit dhe infrastrukturës.

'Dua të besoj se ky mandat i katërt do të jetë një moment i rëndësishëm për transformimin e mëtejshëm të Lushnjës, Divjakës në një aspekt të veçantë, atë të krijimit të një baze të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit. Në aspektin e krijimit të një rrjeti të vërtetë infrastrukture ku të gjitha ato që janë ndërtuar deri më sot qofshin pika grumbullimi, përpunimi agroturizimi do të lidhen dhe do të shtohen si një gjerdan shumë i bukur rreth e rrotull të gjithë territorit të këtyre bashkive”.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Kryesocialisti Rama nga Lushnja: Më 11 maj fitorja më e bukur e PS, 3 mandate me radhë s'na kanë lodhur


S.B/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?