Kryeministri Edi Rama takim me rektorët

Politikë

Rama: Në mandatin e tretë drejt objektivit që studentët tanë të marrin diploma europiane në Shqipëri

25 Maj 2021, 12:31| Përditesimi: 25 Maj 2021, 12:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka kohë për pushim dhe se ka nisur sot konsultimin me rektorët e e Universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

Rama nënvizon se do të punojnë ngushtësisht që ta kthejnë mandatin tretë në fazën e një hopi të madh drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.

‘Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri’- shkruan Rama.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mega Rama: 25/05/2021 19:31

    O sa mirë do ishte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?