Rama, Xhaçka dhe Peleshi në Mynih, takime me ndërkombëtarët për sigurinë: Në fokus edhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

17 Shkurt 2023, 14:37| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 21:54

  • Share

MYNIH- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në mbledhjen e sigurisë në Mynih së bashku me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kreu i qeverisë dhe dy ministrat kanë zhvilluar sot bisedime sa i takon çështjes së sigurisë që vendi ynë u përball me agresionin kibernetik dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë në tërësi. Rama takoi sot dy zyrtarë amerikanë, Jeannw Shaheen , kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen.

Rama u takua edhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe gjithashtu me Miroslav Lajçak, të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. 

Kryesocialisti gjithashtu u shpreh se në fokus të bisedimeve ishte edhe propozimi franko gjerman dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi si dhe rolin e vendit tonë në këtë bashkëpunim por edhe në tërësi në rajon.

“Mynih - Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi- shkruan Rama përbri disa fotove nga takimi.

Ora 21:45
15 vjetori i pavarësisë, Rama urim me gazetaren e njohur të CNN që raportoi gjatë luftës në Kosovë (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Mynih është takuar edhe me gazetaren e famshme të CNN, Christiane Amanpour me të cilën nëpërmjet një videoje uron 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”-shkruan Rama në postimin e bërë.

 
 

 

Ora 19:59
Xhaçka takim me homologun britanik në Mynih: Bashkëpunim në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Mynih në kuar të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar sot pasdire një takim me Sekretarin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuealthin dhe Çështjet e Zhvillimit, James Cleverly.

Gjate takimit u diskutuan rrugët për zbatimin konkret të Komunikatës së Përbashkët të dy Kryeministrave, në të gjitha fushat që ajo mbulon, si zbatimi i kuadrit ligjor për bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, etj.

Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu lidhur me perspektivat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Sipas kryediplomates shqiptare, fokusi i bashkëpunimit mes dy vendeve duhet të jetë më i gjerë se çështja e emigrimit dhe të përfshijë rritjen e marrëdhënieve ekonomike, investimet britanike dhe bashkëpunimin në fusha konkrete të energjisë.

Ora 19:56
FOTOLAJM/ Alex Soros takon Ramën në Mynih: Vëllezër me atlete

Alex Soros, djali i filantropit, George Soros është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës që ky i fundit po zhvillon në Mynih ku merr pjesë në mbledhjen e sigurisë ndërkombëtare.

“Vëllezër me atlete”-shkruhet në foton që Soros ka shkruar në rrjetin e tij Instagram.

Postimi i Alex Soros në Instagram
Ora 18:22
Rama publikon foto nga mbledhja e sigurisë në Mynih, takohet me Mitsotakis dhe të dërguarit e BE për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë disa foto nga vizita e tij në Munih të Gjermanisë ku po organizohet mbledhja për sigurinë ndërkombëtare. Nëpërmjet një postimi në facebook Rama bëqn me dije se është takuar edhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnje-Hercegovinë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz”-shkruan Rama.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 17/02/2023 22:24

    Haj degjo plakun Mere neser ate qejfli ne pleqeri

    Përgjigju
  • Kaso: 17/02/2023 20:54

    E sikur te qe gjalle Ai...shoku Enver dje te shihte se sa lart ka shku flamuri i Partise sone! La e me la o shoku Edvin! Nxitoje cik ate ligjen per parate e droges se po na ha shume qiraja rruges ne Dubai.

    Përgjigju
  • Martin Ph: 17/02/2023 20:10

    Te gjitha komentet qe lexova duket se i ka shkruar e njejta dore.Pak me kreativ o shkruesa dukeni 1 km larg pa dylbi...

    Përgjigju
    • Sufllaxhiu: 17/02/2023 21:39

      Martino Janë lodhur dhe këta, kanë 10 vjet që e lëvdojnë

    • Kaso: 17/02/2023 20:33

      Po ti cke ore, ai e ka me qef kete punen e te dukurit.

  • Ani: 17/02/2023 19:46

    Shpresojm te kemi nje lajm te mire pas gjithe kesaj mbledhje

    Përgjigju
  • Besard: 17/02/2023 19:13

    Keto takime kane shume rendesi se vendosin e ardhmja e vendeve.

    Përgjigju
  • Sindi: 17/02/2023 19:13

    Shpresoj shume qe pas ketyre takimeve marredheniet midis serbis dhe kosoves te shkojne drejt normalitetit.

    Përgjigju
  • Goni: 17/02/2023 18:47

    Takime te cilat sjellin shume perfitime ne fund per shtetin tone

    Përgjigju
  • Beni: 17/02/2023 18:41

    Diskutimet sjellin lajme pozitive

    Përgjigju
  • Erjon: 17/02/2023 18:35

    nje takim qe eshte ne te miren e ketyre vendeve

    Përgjigju
  • Dori: 17/02/2023 18:34

    Sa mire qe beni takime kaq te rendesishme per vendin tone

    Përgjigju
  • Erli: 17/02/2023 16:19

    Bravo qe nuk harroni te diskutoni dhe per te miren e kosoves.Nje vlersim nga ana juaj

    Përgjigju
  • Orgen: 17/02/2023 16:02

    Shpresoj shume qe me keto takime te rritet shume siguria e vendit tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?