Politikë

Rama: Në Qarkun Shkodër për një dekadë kemi investuar 1.31 miliardë euro, një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

4 Maj, 10:49| Përditesimi: 4 Maj, 12:29

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim në Shkodër, ku bëri një rezyme të investimeve të qeverisë shqiptare në dekadën e fundit në këtë qark. Ai theksoi në Bashkia Shkodër është më e paprekura nga investimet e qeverisë shqiptarë në dekadën e fundit, pasi në krye të saj ishin demokratët, të cilat kanë refuzuar bashkëpunimin.

"Ndryshe nga të gjitha qarqet e tjera, në këtë qark ka një gropë në 10 vjet. Gropa është e bashkisë të Shkodrës. Deri përpara se këtu Beneti të merrte detyrën, këtu zbëhej fjalë për projekte. Në një dekadë, Shkodra ka marrë më pak investime në këtë qark. Jo se nuk kemi dashur, por nuk kishim bashkëpunim",-tha Rama.

"E keni dëgjuar: “Edi Rama nuk do veriun, nuk do veriorët.” Në atë pemën e komplikuar të familjes time, e kam në rrënjë. Me historinë e Shkodrës kam qenë shumë i lidhur. Gjyshja ime katolike më ka ndikuar shumë. Atë Zef Pellumbin kam pasur privilegjin ta kem mik",-tha Rama.

"Këtu, 315 kilometra rrugë të brendshme në qarkun Shkodër në dekadë. Sot, 95% e territorit ka akse të aksesueshme, o me rrugë të bardha, o me rrugë me asfalt. Më shumë se çerek miliard euro investime për qarkun e Shkodrës: 414 projekte.

Rigjenerimi urban: afro 50 milionë euro, dhe këtu flasim për Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz, Vau i Dejës dhe këtu një pjesë e konsiderueshme ka hyrë tani dhe është Bashkia Shkodër.

Ujësjellës-kanalizime: 73 milionë euro janë investuar deri tani në 43 projekte.

Energjia: 124 projekte, 809 milionë euro investime.

Bujqësia: 43 milionë euro mbështetje për qarkun e Shkodrës.

Arsimi: këtu është për të ardhur keq që nuk kemi më shumë, por tani ka filluar të ndryshojë për shkak të projekteve të reja të shkollave në Shkodër.

Shëndetësia: 19 milionë euro, 56 projekte.

Kultura: 3.5 milionë euro, me Benetin besoj që do shkojë më shumë.

Investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës: 1.31 miliardë euro",-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Shkodër: Shqipëria në 2013 ishte në prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat! Na dukej tmerr aritmetika e Lulit, tani 7x7 bëjnë 6 milionë


K.M/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?