Rama në qendrën turistike të Vermoshit: Ne duhet të synojmë turizmin e shtrenjtë (VIDEO)

1 Nëntor 2020, 16:06| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 18:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama nga qendra turistike e Vermoshit ka deklaruar se kjo do të jetë dekada e turizmit malor, e cila ka hyrë në një rrugë të re që do të ngjitet në një nivel tjetër. Gjatë fjalës së tij Rama tha se tani do të synojmë turizmin e shtrenjtë.

"Turizmi bregdetar ka problematikat e veta por është në zhvillim të vazhdueshëm se njihet botërisht si një destinacion tashmë. Shqipëria malore ka filluar të njihet sa më shumë nga shqiptarët vetë, vendasit që jetojnë në zona të tjera. Dekada që po nisim i përket turizmit malor Strukturat e mikpritjes të organizohen dhe të mos jenë raste sporadike. Turizmi që ne duhet të synojmë është turizmi i shtrenjtë. Kjo do të jetë dekada e turizmit malor, që ka hyrë në një rrugë të re ku do të ngjitet në një nivel krejt tjetër.

Duhet ta ngremë. Ato 4 shtëpitë që jemi sot këtu për ta admiruar. Këtu shof që po zhvillohen dhe struktura të tjera. Angazhimi jonë i drejtpërdrejt ka ndikuar. Kur kemi bërë tamarën ajo ka qenë një pikë, e cila është si ato pika që energjizojnë të gjithë trupin. Njerëzit kanë gjallëruar të gjithë zonën aty.

Kjo dekadë nuk diskutohet që do ta kthejë Malësinë e Madhe, Tropojën.. në një hapësirë të një zhvillimi turistik që është  i panjohur sot nga intensiteti dhe zhvillimi i të ardhura. Faleminderit fondit shqiptar të zhvillimit që kanë bërë një mrekulli", tha Rama mes të tjerësh.

Ora 18:11
‘Je kryeministri më i famshëm’, Rama batuta me qytetarin në Vermosh: Më i gjati jam, por më i famshmi s’them

Kryeministri Edi Rama nga qendra turistike e Vermoshit ku deklaroi se kjo do të jetë dekada e turizmit malor, në fund të takimit ka shkëmbyer batuta me qytetarët.

Njëri prej tyre teksa e ka falenderuar Ramën për vëmendjen ndaj turizmit, i ka thënë se është kryeministri më i famshëm në vend.

Mirëpo me batutë, Rama i tha se është kryeministri më i gjatë.

Biseda:

Qytetari: Është një zhvillim i madh që na dhe. Është një gjë që ne e kemi prit dhe më në fund e realizove. Jeni kryeministri më i famshëm mund të them.

Edi Rama: Më i gjati jam po më i famshmi s’them.

Qytetari: Edhe më i besueshmi jeni... (vijon më tej komplimentat)

Komento

Komente

  • Ori: 02/11/2020 11:58

    Ke bllokuar gjitha invrstimet ne Shkoder duke perdor pretekst Voltanen mor mashtrus.Boll me Vloren,ka dhe veri Shqiperia

    Përgjigju
  • Fatosi: 01/11/2020 19:56

    Bravqo rama per investimet ne veri,, vetem detin mos na e shit tek greket....

    Përgjigju
    • Emigranti: 02/11/2020 09:49

      Ec perpara o njeri i mire.Do te mbahesh mend gjate nga populli.Sorrat le te ulerasin.Shqiponja fluturon e vendosur ne qiellin e kalter..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?