Politikë

Nënshkruhet marrëveshja me Qendrën Spitalore ‘San Raffaele’, Rama: E kthejmë QSUT në qendër ekselence në Ballkan e Evropë, transformojmë dhe Universitetin e Mjekësisë(VIDEO)

28 Prill, 10:45| Përditesimi: 28 Prill, 13:05

  • Share

U nënshkrua sot marrëveshja për shërbimin shëndetësor shqiptar, posaçërisht për QSUNT dhe Universitetin e Mjekësisë, që do të hyjnë në një partneritet strategjik me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita- Salute San Raffaele”, për t’u kthyer në pjesë integrale të eksperiencës e praktikës së tyre, duke u bërë ofrues të një niveli europian kujdesi dhe edukimi mjekësor.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, e zhvilluar në mjediset e QSUNT ishte edhe kryeministri Rama, i cili tha se që ky është një moment historik për shëndetësinë tonë dhe ambicia në perspektivë është kthimi i kësaj qendre spitalore në pikën e referimit për të gjithë Ballkanin dhe në një qendër ekselencë mes qendrave të ekselencës në Europë.
 

“Ky është një moment historik për shëndetësinë tonë, për QSUT, por edhe për vetë Shqipërinë. Sot hapim një faqe krejt të re, në një rrugë që ka qenë e gjatë, jo e lehtë dhe kishte një pikënisje që të thuash dëshpëruese është pak, në një sistem shëndetësor ku e vetmja vlerë ka qenë ajo e profesionistëve që në kushte skandaloze luftonin për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë. Ndërkohë as nuk mendonin më dot se një ditë kushtet do të bëheshin ato që janë sot. Përsëri ne jemi shumë më ambicioz. Nuk jemi të kënaqur me çfarë kemi arritur. Duam të shkojmë më tutje. Ambicia është që të bëjmë këtë qendër si pikë referimi të Ballkanit dhe ka kthejmë në një qendër ekselencë mes qendrave të ekselencës në Europë.”, u shpreh Rama. 



Stafi i kësaj qendre do të përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në menaxhimin e QSUT. Paralelisht me qendrën spitalore, kryeministri theksoi se synimi është edhe transformimi i Universitetit Mjekësor të Tiranës. Ai tha se deri në fund të kësaj dekade, Universiteti i Mjekësisë të shndërrohet në një “degë” të atij të Vita- Salute San Raffaele. 
 

“Synimi është që deri në 2030, nga njëra anë QSUT të pësojë atë transformim që grupi i San Raffaeles ka sjellë në Poloni, duke u  përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset, menaxhimin e qendrës, në organizimin e gjithë jetës përditshme të qendrës dhe duke bashkuar në kuptimin e vërtetë profesionistët e të dyja anëve, San Raffaeles dhe QSUT. E njëjta ambicie është edhe për universitetin. Kemi shembullin e Universitetit BOKU të Vjenës, që ka filluar procesin e shkrirjes me UBT, që në fund të kësaj dekade, të vijnë studentë nga e gjithë Evropa për të studiuar me të gjithë parametrat e Universitetit të Vjenës dhe për të marrë një diplomë të njëjtë. Qëllimi është i njëjti që Universiteti i Mjekësisë të merret e njëjta diplomë  si të atij i San Raffaeles dhe Tirana të jetë degë e universitetit të San Raffaeles. Ky është objektivi i fundit të dekadës.”, u shpreh Rama. 


Në thelb të kësaj marrëveshjeje është ndërtimi i një partneriteti strategjik që ofron ofrimin e konsulencës në menaxhimin dhe përmirësimin e efikasitet operacional të QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë, duke forcuar më shumë lidhjen mes kërkimit shkencor, formimit akademik dhe shërbimeve klinike. Përfshin gjithashtu edhe zhvillimin e programeve të specializuara të trajnimit për stafin akademik dhe shëndetësore dhe krijimin e projekteve të përbashkëta kërkimore. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?