Rama në samitin e Dubait: Shqipëria objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike nga Irani! Përafrimin e legjislacionit të BE mund ta bëjmë brenda 2 vitesh

13 Shkurt, 14:37| Përditesimi: 13 Shkurt, 22:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dubai në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse së bashku me ish kryeministrin britanik, atë që e quan dhe ‘mik të çmuar’ Tony Blair.

Ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipërisë mund t’i duhen më pak se dy vite për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe aleat për këtë do të ketë inteligjencën artificiale dhe ndihmën e Mira Muratit, shqiptares e cila krijoi Chat GPT. 

Teknologjia mund të jetë bekim për ata vende që kanë mbetur pas madje dhe ti kalojnë. Për të hyrë në BE na duhet të transpozojmë të gjithë të ashtuquajturin korpusin e legjislacionit të BE-së, më shumë se akte ligjore e nënligjore. Për shtete përpara nesh ka nënkuptuar një armatë përkthyesish, certifikuesish. Kroacisë iu deshën 7 vjet për të bërë këtë transfuzim letrash. Testet tona po tregojnë që - me formën aktuale të teknologjisë – mund të bëjnë në më shumë se dy vjet, por duke parë që teknologjia sa vjen e përmirësohet jam I bindur se mund të shkurtohet kjo kohë. Është e pamundur të parafytyrojmë se deri ku mund të shkojmë me teknologjinë” tha Rama.

E-Albania e solli si model suksesi.

 

“Ne kemi ndryshuar kryekëput mënyrën me të cilën merren shërbimet publike. Jo shumë vite më parë për çdo dokument, për çdo certifikatë, për çdo licencë, për çdo dokument për të vërtetuar që nuk ke qenë i dënuar, apo nuk të është marrë asnjëherë leja e drejtimit duhet të mbaje radhë të gjata në sportele, në kushte të këqija. Çdo gjë është dixhitalizuar tashmë, nuk kemi më sportele, çdo gjë është ndërveprim i drejtpërdrejt midis personit që ka nevojë për shërbimin dhe telefonit të tij celular apo kompjuterit të tij”, tha Rama.

Pranoi se po punohet gjithnjë e më shumë të forcohet siguria kibernetike ndërkohë që Shqipëria është objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike nga Irani.

Qeveria po punon me Microsoft dhe Orakull po përpiqemi të marrim më të mirë. Duke qenë se jemi përballur me një sulm mjaft masiv nga Irani, duke qenë dhe objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike nga Irani, ne e dimë jo vetëm logjikisht porn ë lëkurë sesa është e rëndësishme të kesh të dhëna të sigurta.

Fjalën e mbylli pa harruar të ftojë të gjithë të pranishmit të vizitojnë Shqipërinë që Zoti e bekoi me bukurinë e natyrës ndërsa historia e mallkoi

"Ku do të shkojë kjo teknologji? Për një gjë që jam i sigurtë që Teknologjia nuk do arrijë kurrë ti bëjë është dielli, plazhet, malet e jashtëzakonshme, liqenet, qytetarët mikritës të Shqipërisë. Ejani në Shqipëri e do të keni ide më të mira si teknologjia mund të përplotësojë bekimin nga Zoti të një vendi që është mallkuar shumë nga historia" u shpreh Rama.

Ora 15:16
'Tony Blair frymëzimi im për të reformuar PS' Rama: Pa të nuk do isha as në politikë! Ish kryeministri britanik: Jeni një nga udhëheqësit që admiroj

1707830420_rama.jpg

Në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale, Rama dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair shkëmbyen dhe vlerësimet reciproke për njëri tjetrin

Edi Rama: Unë nuk do të isha as kryeministër as njeri i angazhuar në politikë nëse nuk do të ishte për Tony Blair. Përpara se ta njihja ishte modeli im e frymëzimi për të hyrë në politikë e reformuar PS dhe për të besuar se jo vetëm politika mund të jetë forcë për të bërë mirë por rrugë e tretë për të majtën.  Blair është arsyeja kryesore pse unë u bëra kryeministër.

Tony Blair: Jeni një nga udhëheqësit që admiroj më shumë në botë.

Ora 15:00
Ku do të jetë Shqipëria në 5 vitet e ardhshme? Rama tregon skenarin ideal

1707830420_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dubai ku mori pjesë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Ku do të donte të ishte Shqipëria në 5 vitet e ardhshme?

“Në skenarin ideal do të doja që Shqiëpria të ishte një vend që sillet e punon si shtet anëtar I BE-së, nëse do të jetë formalisht apo jo në BE nuk është vendimi ynë. Ku do të shkojë kjo teknologji? Për një gjë që jam i sigurtë që Teknologjia nuk do arrijë kurrë ti bëjë është dielli, plazhet, malet e jashtëzakonshme, liqenet, qytetarët mikritës të Shqipërisë. Ejani në Shqipëri e do të keni ide më të mira si teknologjia mund të përplotësojë bekimin nga Zoti të një vendi që është mallkuar shumë nga historia" tha Edi Rama.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Honoris causa: 14/02/2024 00:29

    Thank you do much Mr.Blair for support,and for being therr on the right side of History

    Përgjigju
  • Brotherhood: 13/02/2024 23:55

    Eshte sa aq e cuditshme po aq qesharake qe nje ky Njeri ngeli rrugeve te botes ne summit pa vlere qe ju kushtojne sa nje dreq taksapaguseve per tekat dhe Egon e ketij njeriu. Cdo jave del jashte shtetit! A punon ky njeri ? Ato udhetime pa vlere dhe ato udhetime charter apo hotele 5 yje paguhen nga taksat e njerzeve. A ndjen ndonje pergjegjesi per leket qe shperdorohen kot e me kot. Nuk flitet per summit e NATOs apo BE ose mbledhjet e pervitshme te asamblese te OKB ose furume rajonale. Z Rama, nuk je as kancleri Gjerman as Gjermania, je Shqiperia qe nuk ka mundesi te blej nje Canda Air te shuaj zjarret ne vere kur te mbyt vapa.

    Përgjigju
  • Essex boy: 13/02/2024 17:29

    O Edona, ku jetoje zotrote kur qeveriste Tony Blair se në Angli sbën vaki nga njohja që ke për aftësitë dhe largpamësinë e tij. Popullit nuk i intereson propaganda televizive por gjendja ekonomiko sociale e shtetit. Eja shikoje si e katandisen Anglinë konservatorët. Kanë kryer vetëvrasje ekonomiko socialo politike me nxjerrjen e vendit nga Evropa. Kujt i rruhet për gënjeshtrat e Irakut. Tony Blair është iluminist përpara idiotësi të tipit Boris Johnson & co

    Përgjigju
  • Edona: 13/02/2024 16:50

    Shembulli eshte sinjifikativ. Blair qe e nisi karrieren si frymezues i Liberaleve dhe e mbylli si genjeshtar dhe i korruptuar. Njesoj si Blair qe mbeshteti me genjeshtra administraten Bush per te pushtuar Irakun, edhe Rama vepron njesoj ne destabilizimin kronik te Kurtit ne Kosove. Sa per IT, skandali mbi software Horizon ne posten angleze evidenton se Blair pasi u vu ne dijeni as e kishte vene ujin ne zjarr. Eksperimenti social "liberal" vazhdon ne Shqiperi si projekt per trashegimite komuniste ku Rama eshte padyshim "bashkepuntori" kryesor i ca truthareve neper administratat e SHBA-UK dhe te lodhur me qarqe te korruptuara si Soros apo Blair.

    Përgjigju
  • Or tej: 13/02/2024 16:01

    I vodhen Iranianet te dhenat e Censusit apo jo or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?