Rama në samitin e Liderëve të Ballkanit Perendimor thirrje BE-së: Na ndihmoni, kemi 90% hua dhe vetëm 10% grante! Të hapet rruga drejt tregut unik europian

16 Maj, 09:52| Përditesimi: 16 Maj, 14:34

  • Share

Nga Kotori, i pranishëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në ku u diskutua për planin e ri të rritjes ekonomike për rajonin, tashmë të miratuar përfundimisht nga Brukseli, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është gati për të përfituar maksimalisht nga kjo mbështetje financiare përmes reformave. Në fjalën e tij në krah homologëve dhe komisionerit Varhely kreu i qeverisë kërkon që rajoni të bëhet pjesë edhe e portotofolit dixhital europian.

Kemi përgatitur planet individuale të reformave, kemi identifikuar nismat kyçe, të cilat do të na sjellin gradualisht më pranë tregut të përbashkët. Shkurtimisht jemi gati për t’ia nisur. Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropian. Individualisht, ne i kemi përfshirë si objektiva në planin tonë të reformave e synojmë të jemi gati në 2027' tha Rama.  

Rama kërkon që BE të bëhet garante e huave që vendet do të marrin përmes një udhërrfyesi të qartë, ndonëse nuk nguron të përmendë raportin diskriminues të huave që përfitojnë shtetet anëtare, në krahasim me rajonin.

Ne kemi 90% hua dhe vetëm 10% grante. E përmbysur në raport me Bashkimin Evropian që kanë vetëm 10% hua dhe 90% grante. E kuptojmë, po dhe nuk e diskutojmë, por do të ishte fantastike sikur me ndihmën e Bankës Evropiane të Investimeve ne të mund të nxisim e të bindim BE-në që të garantojë për huatë tona.  Në fund të fundit, siç na thoshin kur ishim fëmijë, të varesh ekonomikisht nga ju ka qenë praktikisht humbja e lirisë sonë për t’ju hequr qafe, kështu që garantoni huatë tona dhe do të na keni tërë jetën pas vetes sepse do të na kërkoni, do vini pas nesh tërë jetën për të na kërkuar paratë mbrapsht. Kështu që, do të na duhet të qëndrojmë me ju" tha Rama.


“Ajo që shihni është një pakete mjetesh që çon drejt zgjerimit. Me të gjitha mjetet që kemi angazhuar, në 2027 BP do të ketë të njëjtin trajtim si vendet anëtare të BE-së. Kjo do të thotë se do të ketë 90% pikë në kohezionin e vendeve tona, ndaj nuk do të ketë justifikime që BP të mos jetë gati në 2027 për t’u bashkuar me BE” tha Varhelyi.

Por  realizimi i këtij progresi për kryeministrin Rama do të ishte i vështirë ose i pamundur pa zgjidhjen e konflikteve dypalëshe në rajon, duke nënkuptuar këtu konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor (BP).

Në samitin, nikoqir i të cilit është kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në Samit janë  të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

Në nisje të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajić.

Ora 13:37
FOTOLAJM/ Takim ‘i ftohtë’ Rama-Kurti në Mal të Zi, kryeministri nuk lëviz fare

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal të Zi.

Vëmendjen në margjinat e samitit të Kotorit e tërhoqi edhe një takim i ftohtë mes kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit.

Një foto po qarkullon në rrjet, ku Rama duket i ulur në karrige teksa i jep dorën kryeministrit Kurti, i cili më pas takon edhe zyrtarin e DASH, O’Brien.

Ora 12:56
Rama krah Kurtit, fotoja që bëri bashkë 3 kryeministrat shqiptar! I pranishëm edhe Vuçiç

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë në samitin në Mal të Zi.

Gjatë punimeve të samitit, liderët zhvilluan edhe foton familjare që bëri bashkë 3 kryeministra shqiptarë në Ballkanin Perëndimor.

Në foto, Rama shihet krah kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Krah Xhaferrit vihet re presidenti serb Aleksandër Vuçi.

Ora 10:50
O’Brien: Vitale për Ballkanin Perëndimor, përmbushja e potencialeve të veta

1715849606_obrein.JPG

James O’Brien, sekretar amerikan për Rajonin, i cili po merr pjesë në samitin Ballkani Perëndimor-BE, që po mbahet në Kotorr të Malit të Zi, në konferencë për medie tha se SHBA mbështet planin zhvillimor që ka të bëjë me 18 milionë njerëz për një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendet e tyre.

“Kjo ka të bëjë me lirinë, sigurinë, me lirinë klasike të BE-së për shërbime dhe kapitale për të lëvizur nëpër kufij. Këtë vit, vendet që i përmbushin këto reforma do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime më të ulëta, ndoshta në 7 %. Secilën herë dikush që dërgon para përmes bankës do të ketë shpenzime më të vogla të huazimit. Kjo ka të bëjë me përfitime për qytetarët e rajonit dhe bashkimin me tregun unik evropian”, tha O’Brien.

Tutje, ai potencoi se kjo është diçka që SHBA-ja beson se është vitale për t’u ndihmuar të gjithëve në këtë rajon për t’i përmbushur potencialet e veta, derisa shtoi se ndjehet i ngazëllyer ta shohë edhe lansimin zyrtar të kësaj nisme dhe mundësinë e vendeve për të filluar të afrojnë liri për gjithë këtë./ RTK

Ora 10:44
Albin Kurti në Samitin e Malit të Zi: Serbia të dorëzojë Milan Radoçiçin dhe grupin kriminal që vranë rreshterin Afrim Bunjakun

1715849260_albinkurti.JPG

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i liderëve që po mbahet në Mal të Zi ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal që vran rreshterin policor Afrim Bunjakun më 24 shtator.

Në fjalën e tij në panelin e liderëve të Samitit, Kurti theksoi se plani i ri i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor paraqetë një mundësi unike për të çuar reformat përpara në Kosovë. Kurti foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila ka sjellë shkatërrime masive dhë cënim të sigurisë në Europë.

Ora 10:20
Kurti: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një deklarim për media para se të fillojë Samiti i Kotorrit, tha se Plani i Rritjes së BE-së është mundësi për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se 25 vjet më parë ka qenë  burgosur politik dhe i luftës nga regjimi i Millosheviçit .Kurti ka folur edhe për procesin e Berlinit që këtë vit shënon 10 vjetorin.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur se Bosnja Hercegovina nuk ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • leo: 16/05/2024 22:54

    Rama nuk duhet te merret me me idjotin Kurti as dorën te mos ja jepte sepse ky eshte percares i shqiptarisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?