Kryeministri Rama ka vijuar rrugën normalisht për në Shkodër, ndërkohë që disa banorë të zonës së nën Shkodrës, të cilët u përmbytën nga reshjet e dendura të shiut pak ditë më parë, kanë shfrytëzuar prezencën e mediave për t'i bërë apel kryeministrit në lidhje me situatën ku ato ndodhen.
Banorët, të cilët në numër ishin të paktë, u shprehen se kanë mbi 40 ditë në ujë dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga qeveria.
'Duke marrë edhe një fare informacioni se kryeministri i Shqipërisë një nga legjendat e këtij vendit. Skënderbeu i tretë më duket se i takon, se është Spiropali përpara. Na ofron me na ofru disa ndihma artificiale se origjinale nuk ka. Ne kemi nga 40 ditë që disa njësi janë të përmbytura. në Bërdicë janë 350 ha të përmbytura, nuk kemi parë asnjë ndihmë nga shteti jonë. Populli i këtij vendi është duke shkruar drejt regresit nuk ka mirëqenie. Ne si banorë e shprehim këtë indinjatë nëpërmjet medeave. Shteti të vijë dhe të mos shëtisë në makina por të na shohë shtëpi më shtëpi. Unë kam dash ta përshëndes me e përqafu sepse po na sjell një buqetë, por me ardh sot pas 1 viti e gjysëm, me hap spital kjo më duket absurde. Unë i bëj kërkesë popullit dhe të gjithë të mbështesin këto banorë. Vetëm me çizme të gjata mund të kalosh atje ku po përmbytet.'- tha një banorë.
Ndërkohë një tjetër qytetar i cili kishte një varrezë makinash, tha se mjetet janë të gjitha nën ujë dhe se shteti nuk e ka dëmshpërblyer.
'Unë jam banorë i Bërdicës, kam një varrezë makinash, makinat janë të gjitha në ujë dhe unë nuk e di detyrimet e shtetit ja paguaj një për një a duhet shteti mua që të më dëmshpërblej. Janë miliona lekë në tokë. TVSH e gjona me kanë ardhur 8 milion lekë, shteti pse nuk më përgjigjet.'- tha banori.
Ato kanë zgjedhur edhe një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t’i përcjellë mesazhe kryeministrin Edi Rama. Në një varkë, ato kanë afishuar disa letra me mbishkrime si ‘Dy muaj jemi nën ujë dhe asnjë ndihmë’ ‘Edhe Shkodra është Shqipëri’.
Lajmi kryesor:
Nis vaksinimi i të moshuarve e mjekëve në Shkodër, të enjten në Vlorë! Manastirliu: Shpërblim bluzave të bardha edhe në spitalet rajonale
M.Q.//ReportTv.al