Rama mbyll fushatën në Shkodër: Benet Beci kandidati ideal, as blu as mavi! Nëse fitojmë bashkinë, zbatojmë dy programe të mëdha investimi

12 Maj 2023, 17:10| Përditesimi: 12 Maj 2023, 18:03

  • Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Shkodër, të cilën e konsideroi si bashkinë më të prapambetur për shkak të mungesës së investimeve në qytet që prej vitit 1992.

Duke e konsideruar Benet Becin si kandidatin ideal, Rama tha se ish deputeti ka si qëllim të punojë për të majtët dhe të djathtët pa dallim partie. Ndërsa nuk la pa thumbuar edhe Berishën, për të ciilin në formë batute tha se është bërë ‘xheloz’ për faktin se Beci ka zgjedhur të kandidojë nën siglën e Partisë Socialiste.

“As ngjyra blu as ajo mavi nuk e ka udhëhequr kurrë Benetin në punën e vetë. Të gjithëve atyre që nuk janë këtu, Beneti është kuq e zi, as blu as mavi. Shkodra duhet të votojë kuq e zi këtë herë. Ata të djathtët duhet të shohin sa xheloz është bërë ai Berisha për Benetin, sikur i kemi marrë të dashurën. Më tha Beneti është shqetësuar shumë doktori, i thashë po mua ma thua këtë, unë punoj 1 jetë për të shqetësuar doktorin.  Më tha se e pyet, pse ka ikur, ku e kanë kapur. I thashë, thuaj që të ka kapur Shkodra, ambicia për ta bërë siç ne kemi bërë Vlorën, Durrësin”-tha Rama.

Duke shtuar më tej se nqë 2019-ën, PS nuk arriti të marrë bashkinë e Shkodrës për shkak të mungesës së sinqeritetit nga kandidati Valdrin Pjetri asokohe i cili nuk arriti të marrë postin e kryebashkiakut për shkak të problemeve me drejtësinë italiane.

“Në Shkodër nuk na është dhënë kjo mundësi, e humbëm vetë mundësinë në 2019-ën për shkak të mungesës së sinqeritetit të kandidatit tonë i cili nuk na e tregoi të vërtetën pastaj u detyrua të tërhiqet ai dhe të na turpërojë edhe në të tjerëve. Këtë herë kemi vendosur me shumë kujdes se cfarë mund t’i ofrojmë Shkodrës si mundësi edhe për ata që thonë nuk e ndërrojmë votën në kushtet kur nuk ia vlen për ta cuar votën kot”- shtoi kryesocialisti.

Investimet e bëra, si ai i rrugës, Shkodër Velipojë, Rama tha se janë strategjike dhe se i japin mundësinë zonës të zhvillohet duke sjellë edhe numër më të madh turistësh. Ai tha se kryebashkiakët e mëparshëm që kanë drejtuar Shkodrën nuk kanë bërë as detyrën e pastrimit të qytetit, jo më pas atë të investimeve.

Si krahasim me Shkodrën, Rama mori qytetin e Vlorës dhe të Korçës për numrin e madh të turistëve që këto dy qytete kanë pasur. Kreu i ekzekutivit tha se nëse shkodranët do t’i besojnë Partisë Socialiste për drejtimin e bashkisë së Shkodrës, atëherë do të vihen në zbatim dy programe investimesh.

“Nëse neve na jepet mundësia që ta bëjmë atë projektin e hryjes së Shkodrës, të kompleksit turistik me marinën me amfiteatrin në këmbët e kalasë, pjesën e ndërhyrjes tek liqeni nga Zogaj në Shirokë, dhe pastaj nuk do jetë Shkodra që do ketë zili Vlorën apo që do shohë me zemër të thyer Korçën apo ku di unë. Do jenë ato që do kenë zili Shkodrën. Kemi dy programe të mëdha investimesh këtu, nëse marrim drejtimin, i bëjmë shumë më shpejt, nëse do vijojmë të merremi jo më jep letrat e shpronësimeve, jo bëj ktë jo atë, do vonohet zhvillimi dhe ekonomia në Shkodër”-përfundoi Rama.

Në mbyllje të takimit ai u shpreh se nuk është e nevojshme që Shkodra të votojë të njëjtën forcë politike që nuk ka asnjë bilanc në krye të kësaj bashkie.

Ora 17:37
Rama: Shkodra, bashkia që ka humbur më së shumti! Nëse marrim drejtimin, zbatojmë dy programe të mëdha investimi

 

Gjatë takimit përmbyllës për fushatën e PS në Shkodër, kryetari i PS, Edi Rama tha se Shkodra është bashkia me humbjet më të mëdha që nga viti 1992 për shkak se ka votuar në mënyrë të verbër vetëm për kandidatët e Berishës, duke shtuar se këta të fundit nuk kanë bërë asnjë punë për qytetin.

Ai tha se Shkodra duhet të jetë një ndër motorët ekonomikë për vendin dhe jo të ketë ende probleme me pastrimin e qytetit.

“Po për të pastruar a iu kanë munguar fondet këtyre? Jo atëherë pse është Shkodra qyteti më i ndotur, pse është bashkia me më shumë probleme? Sepse vota që iu është dhënë atyre pa u kërkuar llogari, i ka bërë të mendojnë se nuk ka asnjë problem. Këta si pastruan si nuk pastruan thonë votën do na e japin. Se thonë nuk votojnë komunizmin. Dhe kush paguan këtu?  Nuk paguan PS se si i morëm votat këtu si jo, përcakton nëse jemi apo jo në qeveri. Është Shkodra që paguan dhe kështu paguan Shqipëria koston e madhe sepse kjo zonë është bërë nga Zoti për të qenë një nga motorët ekonomikë të këtij vendi. Të ketë Korça 400 mijë turistë në vit dhe Shkodra të mos arrijë dot as 100 mijë?!”-tha Rama.

Mes të tjerash, kryesocialisti shtoi se nëse Partisë Socialiste do t’i jepet mundësia të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës, atëherë do të zbatohen dy programe të cilat do të bëjnë që qytetet e tjera ta kenë zili Shkodrën.

“Nëse neve na jepet mundësia që ta bëjmë atë projektin e hryjes së Shkodrës, të kompleksit turistik me marinën me amfiteatrin në këmbët e kalasë, pjesën e ndërhyrjes tek liqeni nga Zogaj në Shirokë, dhe pastaj nuk do jetë Shkodra që do ketë zili Vlorën apo që do shohë me zemër të thyer Korçën apo ku di unë. Do jenë ato që do kenë zili Shkodrëën. Kemi dy programe të mëdha investimesh këtu, nëse marrim drejtimin, i bëjmë shumë më shpejt, nëse do vijojmë të merremi jo më jep letrat e shpronësimeve, jo bëj ktë jo atë, do vonohet zhvillimi dhe ekonomia në Shkodër”-përfundoi Rama.

Ora 17:28
‘Rama ik’, kryeministri për thirrjen e qytetarit në mitingun e Shkodrës: E quaj si hudhër për syrin e keq në prag të zgjedhjeve

 

Në nisje të takimit të kryesocialistit Edi Rama me banorët e  Shkodrës, një person mes të pranishmëve bëri thirrje “Rama ik”. Kjo solli reagimin e kreut të PS-së i cili tha se duhej një thirrje e tillë për mbarësi në takimin e mbylljes së fushatës.

“Ja doli një, e prisja njërin dhe i thashë Elisës, kur po vinim, se më pyeti. I thashë në rregull çdo gjë, kaq shumë nuk kam parë ndonjëherë.  E pyeta do kemi hudhër apo jo këtë herë? Se unë hudhër quaj kur del njëri atje dhe bërtet ‘Rama ik’.  Ai erdhi e tha dhe iku me marrë lekët tani, unë them t’i bëjmë një duartrokitje atij se falë atij ne na merr të keqen syri i keq këtë të dielë”-tha Rama.  

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 13/05/2023 00:10

    Nqs e keni vu re, qe pas komunizmit Shqipnia ka nej vend numro apo 1 hap para 2 mrapa. Mos u mashtroni, jan te 3 bashke. Lutjuni Zotit tna ruj pri belase tyne dhe të vendos ato që e meritojn.

    Përgjigju
  • Zenel Neli: 12/05/2023 20:49

    O arbëror o qeni sërb po ça je ti mor njeri pa din e pa iman. Ti je debil pse nuk kurohesh te mjeku.

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/05/2023 19:19

    Edvin shkjau shqipfolës e shite Kosoven dhe e shite Shqipërin o fashist rus, je m… por jo shqiptarë

    Përgjigju
  • Klea: 12/05/2023 18:08

    E meriton kjo parti fitoren ne 14 maj

    Përgjigju
  • Soni: 12/05/2023 18:06

    E meriton fitoren

    Përgjigju
  • Joni: 12/05/2023 18:06

    Urojme te fitoje me 14 maj

    Përgjigju
    • Gaci: 13/05/2023 05:40

      Ti je udheheqesi i kombit shqiptar. Asnje nuk ka bere sa ti per Kosoven, e ke mbrojtur çeshtjen e saj ne çdo hap. Jo si tradhtaret e kombit, te Shqiperise dhe te Kosoves, qe kerkuan t'i hedhin ne ere te dyja shtetet. Le te lehin ata qe paguhen nga Sali-Meta tradhtare e kriminele. Fitore per te ardhmen me te mire te te gjithe shkodraneve te mençur e qe te ngrejne edhe ata koken e te shpetojne nga llumi qe i rrethon. E duam Shkodren, nenloken tone.

    • Isa: 13/05/2023 00:28

      Urime per fitoren

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?