Politikë

Rama në Shkodër batuta me sipërmarrësin e verërave: Unë e njoh se pi shishen 33 mijë euro e ke parasysh! Me hyrjen në BE, agroturizmi, ofertë luksi jo 'hajde të hamë pula në fshat''

26 Mars, 12:38| Përditesimi: 26 Mars, 15:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama  në Shkodër, krah ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikut dhe Blendi Gonxhes Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prezantuan ‘Paketën e Maleve” tek sipërmarrësit.

Rama thotë se paketa realizon ëndrrën për tu kthyer tek toka e të parëve, për të investuar aty kursimet, ose fondet e marra me kredi. 

“Kemi vënë në dispozicion një linjë të re tërësisht financimi nga Banka e Shqipërisë, 250 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, me garanci 70 % të kolateralit nga shteti që mund ta përdorin për agroturizëm, agropërpunim, çfarëdoqoftë që ka të bëjë me investime në territore malore apo gjysmëmalore të Shqipërisë.

Ligji i ri i sapomiratuar i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.  

Kjo u vjen në ndihmë pronarëve që quhen posedues faktik që nuk kanë dokumentet e pronësisë të regjistruar që janë të regjistruar të investojnë. Ka shumë në veri, në jug por dhe në Shqipërinë e mesme. 

Kushdo që e ka pronën dhe nuk ka sherr me kufitarët mund të marrë nga këshilli bashkiak vërtetimin se zotëron pronën. Me këtë disponon një leje zhvillimore dhe më pas të lidhësh marrëveshje me ministrinë e Ekonomisë duke paguar 1 euro dhe regjistruar pronën në momentin kur mbaron investimi.   Çdo gjë që lind, në aspektin e konfliktit është barrë e shtetit. Është shumë e thjeshtë.

Me hyrjen në BE, agroturizmi, ofertë luksi jo 'hajde se do hamë pula në fshat'

Ndërkohë Agroturizmi me hyrjen në BE do të ketë një hov të ri.

"Agroturizmi do të stimulojë shumë prodhimin e cilësisë së lartë e të kushtetueshëm bio. Nëse sot agroturizmi është ofertë më e lirë me hyrjen në BE do të jetë ofertë luksi. Nuk do të jetë hajde se po shkojmë të hajmë pula në fshat.

Një sipërmarrës verërash kërkoi incentiva apo ligj për të mbështetur produktet shqiptare dhe verën. Rama tha se nuk mund të ndërhyjë në treg por se do shihte për mundësinë e incentivave, por jo detyrim ligjor pasi do të krijonte hapësirë për korrupsion.  

 Me ironi kujtoi historinë e Arben Ahmetajt të cilën e përdor opozita si kauzë se ai pi verë 33 mijë euro.

“Unë jam socialist, por nuk besoj tek ndërhyrja e shtetit për cdo gjë. Besoj se produkti i mirë shet vetën e vet. Se unë njoh dhe verën se e pijë 33 mijë euro e ke parasysh, çfarë njohe të verës kam. Kemi bërë kapërcim epokal të verës.  

Madje një natë që ka një dyqan vere në Tiranë u ankua se këta të vendit e kanë përmirësuar shumë dorën por kanë rritur shumë çmimin. 
Kjo është një ide që do e shohim, por nuk besoj tek detyrimi. Ti thuash që të kesh 40% produkt do të thotë ta kontrollosh. Kur të vijnë inspektorët do të duhet të provojnë produktet vetë. Do të duan ndonjë shpenzim për rrugën, po të mos jetë infrastruktura mirë do të kërkojnë ndonjë gjë për dhimbje koke. Incentiva po, do të ketë. 

500 përfituesit e parë 10 vjet do të zhvillojnë pronësinë pa asnjë taksë.

Ora 14:30
Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna, e krahason me shëtitoren në Vlorë: Do të jetë një fuqi tërheqëse


Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Drejtori i Fondit të Zhvillimit Dritan Agolli. Rama ka parë nga afër nivelin e punimeve në territor dhe e ka krahasuar projektin e Bunës të ngjashëm me atë të shëtitores në Vlorë. 

Kreu qeverisë tha se aty do të krijohet një hapësirë e madhe ndërveprimi, sipas tij që do ndikojë në turizëm. 
Fillimisht Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, tha se rruga e re është investim i shumëpritur për zonën. 

“Krijon krejt lidhjen dhe oferta turistike, pastaj bëhet bashkë me Malin e Zi te pjesa e Krajës që lidhet, plus që nga ana teknike rruga është e bërë gati 10 metra e gjerë dhe 2 korsi, është investim shumë i kompletuar dhe shumëpritur për zonën.” – u shpreh ai.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe theksoi se me realizimin e saj hapet një perspektivë e re turistike për zonën.

Rama: Kjo do jetë një gjë e mrekullueshme, këtu do krijohet jo vetëm jetë urbane por dhe shumë energji dhe do krijojë shumë fuqi tërheqëse, si Lungo Mare që krijoi gjithë atë magnet.  Shiko çfarë hapësire krijohet se duket kështu, por krijon me të vërtetë ndërveprim të madh. 
 


 

Ora 13:16
Rama: Pagat në Theth më të mira se në Greqi! Sipërmarrësi: Ishim 20 familje tani punojnë 300, mbajmë me para kushërinjtë që jetojnë në Gjermani e Itali


 

Thethi është një nga fshatrat që dikur i braktisur çdo vit e më shumë është kthyer në atraksion për turizmin malor.

“Kemi qenë 20 familje, tani jemi bërë mbi 300 familje që janë kthyer nga e gjithë bota dhe për të zhvilluar turizmin” tha një sipërmarrës

Gjatë takimit të Ramës në Shirokë duke prezantuar ‘Paketën e Maleve’, një sipërmarrës në Theth tregon se është ai dhe familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura. 

 “Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni keni mundësi ti bëni këtu. 

Pagat në Theth janë më mirë se pagat në Greqi, kjo është pak por e sigurtë. Ata që shkojnë për të punuar kanë falas qëndrin dhe ngrënien”
 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?