Politikë

Rama në Shkodër: Të ndërtojmë një program të përbashkët për artin dhe kulturën! Sjellim industrinë ushtarake në zonë, godinën e bashkisë mund ta kthejmë në muze

25 Prill, 13:59| Përditesimi: 25 Prill, 16:00

  • Share

Nga Shkodra, ku po zhvilloi një takim me sipërmarrësit e vegjël, kryetari i PS Edi Rama tha se duhet të bëhet një marrëveshje mes qeverisë dhe bashkisë për artin dhe kulturën në këtë qytet të konsideruar si ‘djepi i kulturës’. Kryesocialisti tha se arti dhe kultura janë elementë që nxisin më tej turizmin. 

“Ne duhet të ecim me një program të përbashkët të qeverisë dhe bashkisë specifikisht për artin e kulturën të përqendruar në Shkodër, pasi arti dhe kultura këtu kanë një traditë dhe pasi e kombinuar me elementë të tjerë që ka zona, mund të bëjnë një punë të madhe për më shumë turizëm, për më shumë biznes.”, tha Rama.

Ai tha se Shkodra tashmë ka me 'dokumente, vulë e firmë' një kontribut edhe në kulturën e botës. Rama përmendi edhe projektet e reja që do të nisin në qytet, si Muzeu i ri i Kujtesës, sheshi i Xhamisë së Madhe, Muzeun e Lundrimit pranë Kalasë së Rozafës, si edhe Pinakotekën e Shkodrës. Rama theksoi gjithashtu se po shqyrtojnë gjithashtu edhe mundësinë për të trasnformuar godinës e bashkisë së Shkodrës në një godinë muze. 

"Me kryetarin jemi në diskutim për transformimin e goditës së bashkisë në godinë muze. Administrata e bashkisë mund të lëvizë diku tjetër, dhe të rrijë në një mjedis spektakolar që është gjyah që të mos jetë i vizitueshëm për të gjithë. Kam parasysh një hapësirë ku të ketë lëvizje dhe aktivitet të vazhdueshëm, ku mund të qëndrojë zyra përfaqësuese e kryetarit të bashkisë, por kur pjesa tjetër fare mirë t’i përkiste publikut.", theksoi Rama.  


Më tej, Rama theksoi nevojën për investime teksa tha se vlera e pronës është rritur në Shkodër. Rama zbuloi edhe synimet për të investuar në industrinë ushtarake në këtë zonë. Duke u ndalur te biznesi i vogël, Rama tha se 'ligji' për taksat zero do të vijojë deri në 2029, dhe tavani s'do të ndryshohet. 

“Për ta mbyllur me biznesin e vogël, besoj se në këtë pikë nuk ka asgjë për të shtuar se është i vetmi biznes i vogël në rajon,  me taksa zero. Dhe me tavanin 140 mijë euro, me taksa zero. Janë tarifat e bashkisë, por flasim për taksat qendrore. Deri në 2029 do të qëndrojë zero. Po t’i bësh llogaritë janë një shumë e konsiderueshme, rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk janë marrë në arkën e shtetit.", tha Rama. 
 

Ora 15:12
'S'më del e keqja pa hequr inspektorët nga dyert e biznesit', Rama në Shkodër: Më shkruajti pronarja e një pastiçerie, thuaji të ikin se po mbarojnë akulloren

 

Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të bizneseve të vogla në Shkodër, Rama theksoi se me anë të teknologjisë do largohen inspektorët tatimorë nga dyert e bizneseve.

Kryeministri rrëfeu edhe historinë e një zonjë pronare të një pastiçerie në Durrës, të cilës inspektorët tatimorë i mbaruan akulloren.

'Nuk më del e keqja pa u larguar hija e inspektorëve në dyert e biznesit. Ka rënë shumë. E imagjinoj, njeriu shkon në dyqan të vet, ka 100 mijë kumrie në kokë dhe ankthi i të jetuarit me konkurrencë dhe vetëm kur të vjen njëri që nuk ka lidhje me hallet e tuaja, të thotë tani të shohim një çikë.

Tani me teknologjinë do lehtësohemi shumë në këtë aspekt. Më kujtohet një skenë me një grup inspektorësh kuisin shkuar në një pasitçeri. Më shkruan ajo zonja aty, kryeministër a mund të më ndihmosh që këta inspektorët të largohen se po mbarojnë akulloren. I çova një ikonë me të qeshur. Më çoi një video, 4 veta në tavolinë në pastiçeri, po kishin një tas të madh me akullore, e hanin nga tasi. Njëri kishte dhe letrat e biznesit. Hanin nga tasi dhe i fliste për shifrat. Pa i hequr këta nga akullorja', tha ai. 

Ora 14:47
Rama nga Shkodra: Taksa zero për biznesin e vogël deri në 2029, nuk prekim tavanin! Synojmë të sjellim edhe industrinë ushtarake në zonë

 

Kryetari i PS Edi Rama, gjatë takimit me sipërmarrësit e vegjël në Shkodër, se synojnë që të sjellin edhe industrinë ushtarake në zonë. Rama theksoi gjithashtu se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa. Ai u shpreh se janë rreth 700 milionë euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit. 

“Sot vlera e pronës në Shkodër është më e lartë sesa ditën kur Beneti u bë kryetar bashkie po kjo lidhet me këto ndërhyrje dhe me perspektivën dhe sensin e të nesërmes ku ti nuk jeton mes plehrave, në zymtinë e përgjithshme siç ishte Shkodra dhe kur sheh gjëra që marrin jetë e ndryshojnë. Dhe tjetra që është interesante është rritja e volumit të kërkesave për ndërtim në Shkodër. Ishte një periudhë që ndërtimi në Shkodër ‘mbaroi’. Sot ne kemi edhe në Këshillin Kombëtar kërkesa për ndërtim, që do të thotë se tregu ka filluar të lëvizë pa llogaritur Velipojën. Flas për qytetin. Në Velipojë janë një sërë kërkesash shumë ambicioze për të kaluar në një nivel tjetër të turizmit me 5 yje.

Jemi në diskutime për të sjellë edhe një element të industrisë ushtarake në Shkodër, në periferi, që do të ishte mirë për punësimin, por edhe për profesionistët e rinj sepse nëse për industri ne kemi një ekstrem nga njëra anë të historisë së tranzicionit që ishin fasonët, industria ushtarake është ekstremi tjetër sa i përket nivelit të përgatitjes dhe shpërblimeve për punonjësit. Për ta mbyllur me biznesin e vogël, besoj se në këtë pikë nuk ka asgjë për të shtuar se është i vetmi biznes i vogël në rajon,  me taksa zero. Dhe me tavanin 140 mijë euro, me taksa zero. Janë tarifat e bashkisë, por flasim për taksat qendrore. Deri në 2029 do të qëndrojë zero. Po t’i bësh llogaritë janë një shumë e konsiderueshme, rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk janë marrë në arkën e shtetit. Pa llogaritur 140 mln euro në vit që i janë lënë punonjësve me ndryshimin e regjimit fiskal nga taksa e sheshtë me 10 përqind në atë progresive. Do të vazhdojmë kështu me biznesin e vogël, edhe tavanin s’ke prekim. Edhe sistemi do të mbetet njësoj, deri në 100 mijë euro do të jetë pa TVSH, mbi 100 mijë euro fillon TVSH. Jemi duke punuar për një ide të re për të krijuar një periudhë lehtësie atyre që kalojnë mbi 140 mijë, pra t’u japim mundësinë që të deklarohen më shumë dhe të mos gënjejnë. Duke dhënë këtë mundësi që të deklarojnë, për çfarë deklarojnë mbi 140 mijë, të paguajnë 5 përqind tatim.”, u shpreh Rama. 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?