Politikë

'Si Lenka Çuko!'/ Rama reagon ndaj sulmeve të 'Neomalësores': Bullizimi një 'pocaqi'! 'Këneta' me personazhe groteskë! Për të ndryshuar Shkodrën na duhet vota e demokratëve

26 Mars, 10:40| Përditesimi: 26 Mars, 14:44

  • Share

SHKODER- Kryeministri Edi Rama pranon se Shkodra është qyteti më i lënë pas dore në republikën e Shqipërisë. Qyteti po ndjen ndryshimin që nga momenti kur në krye të bashkisë u vendos Benet Beci, por se për ta transfomuar Shkodrën që Zoti i fali gjithçka por dora e njeriut e prishi, duhet vota e të gjithë shkodranëve, më 11 maj. Duhet vota e shkodranëve socialistë por dhe demokratë.

“Duam të bëjmë shumë për Shkodrën. Është vendi më i lënë mbrapa nga të gjithë të tjerët në Shqipëri. Këtu jemi në betejë të përditshme me prapambetje të madhe, por populli i Shkodrës e sheh ndryshimin. ... Na duhet mbështetja e popullit të shkodrës e socialistëve dhe e demokratëve të Shkodrës" tha Rama sot në takimin me kandidatët socialistë në Shirokë.

Në kuadër të këtij vizioni është hartuar dhe skuadra e kandidatëve socialistë, të cilën Rama e quajti "shumë përfaqësuese" për këtë qark. 

Lista e kandidatëve socialistë përbëhet nga 2 kandidatë që kërkojnë një mandat të dytë për deputet, - Frrok Gjini dhe Edona Bilali në lista të hapura - ndërsa 13 të tjerë kandidojnë për herë të parë. 

E kryetari i PS-së u ndal pikërisht tek gjenerata e re me të cilën kjo parti kërkon të fitojë zgjedhjet e 11 majit.

“Kemi bërë një transfusion shumë domethënës të gjakut në PS e kemi hedhur bazat me këtë skuadër të PS-së 2030 për gjeneratën tjetër” tha Rama.

I të njëjtit mendim ishte dhe drejtuesi politik i qarkut, njëkohësisht kreu i bashkisë, Benet Beci

"Kemi zgjedhur ekip të motivuar për të punuar fort' tha ai.

Kryeministri reagoi dhe ndaj bullizimit që i është bërë kandidates së re,  Marjana Koçeku, e njohur nga shqiptarët si ‘Neomalësorja” por që u krahasua me Lenka Çukon e cila  u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati.

“Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten duke e ekspozuar si një simbol i banalitetit të së shkuarës.... Është e kotë tju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ tju vijë turp" u shpreh Rama.

Ironizoi dhe listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Rama tha se më 11 maj, PS i duhet jo vetëm mbështetja e socialistëve, por edhe e demokratëve, duke thënë se nuk mund të kthehen pas tek ca personazhe groteskë të kënetës. Listën e Berishës në Shkodër, e quajti ‘kartëvizitë’ të kënetës.

Na duhet mbështetja e socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë te ca personazhe. Si mund të insistohet në të njëjtin budallëk. Ca personazhe që të vjen zor ti përmendësh dhe emrin që i kanë vënë në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë" tha Rama

Për Ramën vota për PS-në është e duhura dhe shkodranët dhe një koment kishte dhe për partitë e vogla. 

Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot dhe unë po ja u them statistikisht është Partia Socialiste. Se më erdhi dhe për të qesh kur këto të rejat ishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet dhe se gjykoj këtë pjesë. Edhe dalin kapin xhajen dhe hallën me mbush listën. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë

Garantoi vijimësinë e reformës në drejtësi dhe një mesazh dha edhe për të tijët

'Kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë të shkojë atje ku ka vendin. Është shumë e thjeshtë, s’ka asgjë për të pasur dyshime dhe dilema" tha Rama. 

Gjatë ditës Rama do të ketë takime dhe me socialistë por dhe do të inspektojë projektet e qeverisë që po përmirësojnë jetesën e banorëve të këtij qarku.

Marjana Koçeku, e njohur nga shqiptarët si ‘Neomalësorja’ një sipërmarrëse shumë e famshme në fushën e agroturizmit ndodhet në listën e mbyllur ku është dhe Xhenis Çela, vajza e deputetit të deritanishëm që iu bashkua socialistëve nga Partia e Lirisë, Agron Çela.

Kandidatët PS në Shkodër
Lista e mbyllur
Marjana Koceku
Onid Bejleri
Xhenis Çela
Bujar Rexha
Lista e hapur
Edona Bilali
Enertil Canaj
Ervin Doda
Holta Duda
Frrok Gjini
Besmir Lesha
Marjan Ndershtiqaj
Vera Ndreca
Kejsi Spahija
Shkelqim Sterkaj
Adnan Shullani

Ora 11:43
Rama: Nuk jemi ‘hajt të kapim na një gjë’ si këta të kënetës që thonë do i bëjmë 500 euro pensionet dhe naftën 5 cent! Tregon bisedën me Nanon

 

Kryeministri Edi Rama sot nga Shkodra ka ironizuar programin e partive opozitare duke thënë se programi i tyre është elektoral dhe jo i mbështetur, sipas tij në një punë të gjerë dhe konkrete.

Rama tha se ditën e nesërme bashkë me grupin e deputetëve dhe kandidatëve do të prezantojë programin e PS. Kreu i qeverisë ironizoi opozitën duke thënë se ata që premtojnë ‘500 euro pensione’ edhe ‘naftën 5 cent’ s’kanë gjë në dorë.  

Nga ana tjetër Rama ka kujtuar dhe historinë me Fatos Nanon, kur në një ngushëllim një qytetar i kërkoi të zgjidhte çështjen e pronave, duke sugjeruar që çdo pronë t’i kthehej ish-pronarëve. Edhe sipas Ramës, Nano është përgjigjur që qytetari duhet të shkonte te Sabri Godo, se ai s’ka gjë në dorë.   

"Ndryshe nga të tjerët që bëjnë programe elektorale, ne kemi një program që për çdo fushë kemi një mal me strategji, me plan me të gjitha, kështu që është shumë masiv programi ynë, është një program qeverisë. Nuk jemi hajt të kapim na një gjë, se s’kemi gjë në dorë dhe do i themi do i bëjmë pensionet 500 euro, edhe do bëjmë naftën 5 cent. Këto i thotë kush nuk ka gjë në dorë. Edhe e kam treguar dhe në vend tjetër, më kujtojnë atë skenën kur kam shkuar me Fatos Nanon në një ngushëllim. Edhe del dikush aty dhe thotë: Kryeministër nuk keni gjë në vijë, po nuk zgjidhët përfundimisht problemin e pronës. E drejt i thotë Fatosi, por ke ndonjë ide ti. Shumë e thjesht tha, merrjani të gjithëve dhe jepjani atyre që e kanë pas dhe gjithë të tjerët të ndahet ky muhabet. Kjo është shumë vizionare dhe shumë e guximshme por këtë duhet ta zgjidhësh me Sabriun që nuk ka gjë në dorë", tha Rama. 

Ora 11:35
Rama mesazh socialistëve: Jemi krah drejtësisë, kush devijon nga rruga të shkojë aty ku e ka vendin

 

Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që garanton vijimësinë e reformës në drejtësi. Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, nga Shiroka, Rama tha se për herë të parë pushteti politik i ka dorëzuar shpatën drejtësisë. Kreu i qeverisë u shpreh se janë krah drejtësisë pavarësisht të gjitha lajthitjeve, ndërsa një mesazh dha edhe për të tijët kur tha se kush devijon nga rruga të shkojë atje ku e ka vendin.

“E rëndësishme është që të gjithë merren me ne, nuk lënë gjë pa thënë për ne. Kanë edhe paturpësi, që na tregojnë ne me gisht për punët që po bën drejtësia na tregojnë pse edhe disa ndër ne kanë probleme me drejtësinë, ndërkohë që nëse kjo ditë erdhi, erdhi sepse e sollëm ne. Vizoni, kurajo, mbështetja jonë për institucionet e drejtësisë dhe vendosmëria që lufta kundër korrupsionit të jetë totale. Ne dorëzuam shpatën për herë të parë që nga 1912, pushteti politik s’ka shpatën që i takonte ta kishte drejtësia dhe për herë të parë e ka drejtësia. Ne duhet të ulim kojkën për këtë, përkundrazi. Përtej të gjitha lajthitjeve, në thelb ky është proces historik që e ke mi mbështetur dhe do ta mbështesim deri në fund. Ata që s’do kenë asgjë në dorë, SPAK e shohin si të vetmen shpresë që të kapi ndonjë gjë, e shohin si aleat përt ë bërë politikë opozitare. Bufi thotë do e shkrij. Ne e kemi të qartë vijën, kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë të shkojë atje ku ka vendin. Është shumë e thjeshtë, s’ka asgjë për të pasur dyshime dhe dilema", tha Rama. 

Ora 11:26
Rama mesazh votuesve për ‘partitë e reja’: Futën në lista 'xhajet' dhe hallat se nuk i mbushnin dot, ‘hëngshin’ kokat!  Kemi mundësinë e artë në 11 Maj të hyjmë në BE

 

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra gjatë prezantimit të kandidatëve ka folur për votuesit për rëndësinë e votës në 11 Maji dhe e ka mbështetur mesazhin e tij në rëndësinë që do duhet t’i kushtohet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rama ka thënë se të ardhurat do jenë të 10-fishuara nëse Shqipëria do të jetë pjesë e Evropës.

Nga ana tjetër Rama ka ironizuar dhe partitë e reja ku ka thënë se ‘hënkshin kokat’ 

Rama: Shembulli është që në gjithë këto vite ne kemi marrë nga BE diçka më shumë se 1 miliardë euro. Çdo vit ne do të marrim nga BE, 1 miliardë euro. Domethënë praktikisht është një 10-fishim. Bujqësia, ne në gjithë këto vite kemi marrë më pak se 200 milionë euro. Me hyrjen në BE do të marrim 300 milionë euro në vit që do t’i shkojnë fshatit drejtpërdrejt. Edhe të tjera që nuk po i marrë me radhë. Dhe kur je përpara kësaj mundësie çfarë diskutimi është se kë të votoj? Pse çdo lloj devijimi në një vend tjetër këtë e vë në rrezik. Në Tiranë janë 1 mijë veta që punojnë me negociatat çdo ditë. Bëhet fjalë për orë pa fund pune. Qindra dhe mijëra faqe që do të thotë se nuk ka kohë për të humbur. Afati i dakordësuar me ta është 2027. Në fund të 2027 na është hapur kjo derë për të hyrë me Malin e Zi. Duhet ta kuptojmë që është një mundësi e artë, por edhe ngaqë kemi bërë detyrat tona por edhe nga pjesa gjeopolitika sepse do të zgjerohet dhe do të unifikojë kufirin për shkak të Rusisë. 

Anketimi që ka nisur në 1983, sesa e mbështesin BE, BE-ja sot e ka sot më të madhe mbështetjen më të madhe sepse e kanë kuptuar që duhet të jenë bashkë dhe bëhet fjalë për mbrojtjen e sovranitetit dhe nga lufta. Çfarë do diskutojmë ne këtu në 11 Maji. Luhatjen unë nuk e shoh nga fitorja, por luhatjen për një shumicë të cilësuar. 

Nuk ishin të gjithë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, atëherë ishte PD në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Sot është koha e duhur që në kutinë e votimit për Partinë Socialiste. Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot dhe unë po ja u them statistikisht është Partia Socialiste. Se më erdhi dhe për të qesh kur këto të rejat ishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet dhe se gjykoj këtë pjesë. Edhe dalin kapin xhajen dhe hallën me mbush listën. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë. 

Ora 11:17
Rama ironizon kandidatët e Berishës në Shkodër: Personazhe groteskë që të vjen turp t’i përmendësh! Vetëm për një zonjë kam respekt (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, nga Shiroka, ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Rama tha se më 11 maj, PS i duhet jo vetëm mbështetja e socialistëve, por edhe e demokratëve, duke thënë se nuk mund të kthehen pas tek ca personazhe groteskë të kënetës. Listën e Berishës në Shkodër, e quajti ‘kartëvizitë’ të kënetës.

“Na duhet mbështetja e socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë te ca personazhe. Si mund të insistohet në të njëjtin budallëk. Ca personazhe që të vjen zor ti përmendësh dhe emrin që i kanë vënë në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë. Nëse ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se ca është këneta, ka qenë Shkodra deri para se Beneti të vinte këtu dhe nëse ka një kartëvizitë. këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto vetëm një person që është zonja që është në parlament për të cilën kam respekt. Të tjerët janë personazhe qesharakë, groteskë. S’ka lidhej me çfarë i duhet Shkodrës, Shqipërisë dhe ca i duhet të gjitha shtresave dhe kategorive, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.

Rama vlerësoi vetëm një prej kadnidatëve, deputeten aktuale Greta Bardeli, për të cilën tha se ka respekt. 

Lista e mbyllur e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Shkodër
Luçiano Boçi
Kliti Hoti
Greta Bardeli
Ramadan Likaj
Ora 11:13
Rama në Shkodër mbron 'Neomalësoren': Nuk është vajza me qingja e keca, por me ambicie! Bullizimi 'pocaqi' e atyre që s'kanë turp

Kryeministri Edi Rama pati një reagim dhe ndaj sulmeve për Marjana Koçekun, e njohur si "Neomalësorja" kandidate në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër. Në takimin në Shirokë me kandidatët socialistë dha dhe një shpjegim përse PS mirëpriti ftesën e saj për të hyrë në politikë, megjithëse 'kokëfortësia e saj' do të jetë problem më vete,tha Rama

‘Neomalësorja” u krahasua me Lenka Çukon e cila  u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati.

“Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten duke e ekspozuar si një simbol i banalitetit të së shkuarës. 

 Me të thënë të drejtën e di shumë mirë që Marjana është e fortë, madje është aq kokëfortë sa do të jetë problem më vete.

Dua tu kthej përgjigje atyre që nuk e kanë idenë kush është Marjana e nisen nga fakti ëq është malësore. Dhe nuk kuptojnë, fare, zero, provokimin e fotografisë me kec. Që është imazh I bukur dhe harrojnë të pyesin nga vjen Marjana e çfarë ka bërë në jetë. Nuk është vajza me qingja e keca që u mor thjesht për panoramën apo fasadën, por është personalitet në kuptimin e vërtetë të fjalës për moshën e ka. Personalitet i vetëkrijuar me shumë ambicia, kokëfortësi dhe shumë peripeci

Jam i bindur se nuk e dinë që ka studuar shkenca politike jashtë, ka pasur trajektore të vecantë për të ardhur deri këtu e politikën e ka pasur ambicie shumë kohë më parë.

Marjanën e kam njohur më parë në podcast. Më ka thënë që kam dëshirë të merrem me politikë por kur të vijë dita. Mbi të gjitha është njeri që vjen nga puna e suksesi, ku të tjerët 99% do të ishin dorëzuar, në mes të asgjëkundit, ku i ka qëlluar të ketë shtëpinë dhe tani ka ngritur destinacion turistik.

Pse ne kemi pranuar aplikimin e Marjanës është se besojmë se do të jetë vlerë e shtuar për qarkun e Shkodrës dhe sektorin e turizmit dhe Shqipërisë rurale. Do të jetë vlerë e shtuar si dikush që ka studiuar shkenca politike e prodhuar me duart e veta nga toka.  Ka parë të dyja anët e medaljes, varfërinë, suksesin, bashkëfshatarët e vet por dhe turistët nga e gjithë bota në derën e vet.

Është e kotë tju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ tju vijë turp. Ata s’kanë lidhje me turpin, thjesht për të tjerët mendoj se Marjana e meriton këtë shpjegim për filozofinë dhe qasjen që kemi ndërtuar" 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rushdiu: 26/03/2025 14:00

    Po ju mo Zoti kryeminister qe i kerkoni cdo nenpunesi te administrates emrat e tre e me Shume emigranteve te regjistruar per zgjedhjet e majit Turp turp turp Edhe pse jam i majte ty nuk do te ta jap kure voten

    Përgjigju
  • Kovaçi: 26/03/2025 11:45

    Respekte për guximtaren Neomalësore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?