Në vizitën që zhvilloi sot pranë familjarëve të 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën mes zjarrit duke shpëtuar shumë punonjës të tjerë, Rama teksa i dorëzoi vendimin që e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut” tha se është detyrë e shtetit ta respektojë për shkak se ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë.
Kryeministri tha se Arjani ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë, teksa siguroi për mbështetje për familjen e tij të vogël dhe fëmijën.
"Ka bërë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta ska çmim s'kthehet, por sidoqoftë ne menduam se është detyra jonë ta shpallim dëshmor atdheu.
Do ta mbështesim me sa kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe fëmijën. Një shumë të vogël për familjen, këto të gjitha më shumë në shenjë respekti se sa bëjnë ndonjë ndryshim
Të rroni ta kujtoni gjithmonë. E di se është e tmerrshme se imagjinoj dot, por thashë duhet të jeni shumë krenarë sepse ka bërë një akt ka shpëtuar shumë njerëz. do ishin shumë familje duke qarë sot. Duhet të jeni shumë krenar. Disa gjëra janë të pashpjegueshme.
Thonë se të gjitha rregullohen përveç nënës që nuk mund të pajtohet me këtë. Për të tjerët jeta vazhdon. Trimi ka bërë zemra edhe edukata që i keni dhënë. Këto e kanë bër trim. Nuk i ka kthyer shpinën të tjerëve po ka shkuar deri në fund dhe fatkeqësisht. Kur merr të rinj i zgjedh gjithmonë thonë", tha Rama.
Nga shtëpia e "Dëshmorit të Atdheut" Rama ka folur dhe për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, duke thënë se ai ishte një njeri shumë i veçantë.
"Ai kaloi një operacion të vështirë para ca kohësh. Ishte i veçantë shumë. Shumë i veçantë , shumë njeri i dashur, ça të bësh. Të gjithë kemi ardhur për të ikur. Varet çfarë gjurme le", tha Rama.
Lajmi kryesor: