58 familje më banesa të reja në Shijak para Vitit të Ri/ Rama i bindet qytetarit, heq këpucët para futjes në shtëpi: Ahmetaj më ka vjedhur çorapet e kuqe (VIDEO)

30 Nëntor 2020, 13:01| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 15:51

  • Share

Kryeministri Rama ishte sot në Shijak ku pa nga afër shtëpitë e reja të 3 familjeve që ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në njërën prej shtëpive ndodhi edhe një moment i rrallë, ky pronari i ndërtesës i kërkoi Kryeministrit që të hiqte këpucët, pas kërkesës së Ramës që të mos e bënte diçka të tillë.

Rama iu bind qytetarit dhe bashkë me ministrin e Rindërtimit, Ahmetaj, u futën në shtëpi me këmbë të zbathura.  Por kur Rama ka parë çorapet e kuqe të ministrit Arben Ahmetaj e ka “akuzuar” ate se i ka vjedhur corapet!

Në postimin në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë videon nga Shijaku, Kryeministri Rama shkruan se 58 familje të kësaj do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja.

"Në shtëpitë e reja të familjeve Gjepali, Rusi dhe Doda që si edhe plot 58 familje të kësaj zone, do ta festojnë Vitin e Ri brenda tyre dhe pas një mundimi e durimi të madh do të jetojnë në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin një vit më parë", shkruan Kryeministri.

Në bashkëbisedimet me banorët atje, teksa i uronte për shtëpitë e reja, Kryeministri i garantoi se  "më e keqja iku, tani më e mira është përpara". 

Lajm në përditësim...

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FATMIRI: 30/11/2020 15:23

    O EDI GOJEN PER BUKE E KA TA KISHE NXJEJR PARJASHTA SHTEPISE ATE FSHATARIN QE LAHET NJE HER NE MUAJ I PASTRI DYNJAS FSHATARI MUTIT QE SLAN SYTE

    Përgjigju
    • Lani: 30/11/2020 16:57

      Bravo kush te nderton shtepi te re sot ne europe pa e siguruar nga shtepi me qerpic ne shtepi me themel bravo Edi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?