Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim elektoral me qytetarët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se drejtësia e re në Shqipëri është produkt i vullnetit të hekurt të Partisë Socialiste për një drejtësi të paanashme.
"Nëse populli shqiptar është njish për politikë, në Skrapar dhe disa pika të tjera janë “specialistë”, d.m.th. sikur unë të vëja gishtin te njëri nga ju, kushdo qoftë, është më i zoti se të gjithë ata analistë që shikoni në televizor në darkë",-tha Rama.
"Sot, po t’ju pyes: a dini kush është Altin Dumani? Të gjithë e dini. Altin Dumani është një prokuror i ndershëm, me integritet dhe profesionist. Dhe sot e njihni sepse drejton SPAK-un, dhe SPAK-u ka bërë disa goditje që më parë ishin të paimagjinueshme. Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti, nuk e sollën nga Hëna, ka qenë këtu, prokuror për vite të tëra. Pse nuk i doli emri këtij? Pse nuk thirri ndonjë drejtor policie dje dhe t’i thoshte: “Çfarë problemi ke me ligjin?” Si doli, ishte po ai, po si doli se ai dhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë ishin nën pushtetin politik",-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ‘thumb’ Metës nga Skrapari: Bufi erdhi në pushtet në 2005-ën, pas tradhtisë brenda së majtës! Në mandatin e katërt, rruga Berat-Skrapar do jetë vetëm 30 minuta (VIDEO)
K.M/r.k./ReportTv.al