MADRID- Në një audiencë të veçantë në Pallatin Mbretëror të Madridit, Kryeministri Rama u prit sot paradite nga mbreti Felipe VI i Spanjës. Kreu i qeverisë u ftua në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll, çmim që për vitin 2024 iu akordua Javier Cremades President i Shoqatës Botërore të Juristëve.
Cremades ka krijuar Fondacionin Botëror të Drejtësisë në Spanjë, duke e bërë Spanjën, qendër të pranisë ndërkombëtare të anëtarëve të gjykatave më të larta në botë. Pikërisht me Javier Cremades, kryeministri Rama firmos gjatë një ceremonie të posaçme, marrëveshjen për pritjen e Kongresit Botëror të Ligjit, i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë në 2027-ën.
Kreu i qeverisë ndau disa foto në rrjetet sociale nga takimi i organizuar nga mbreti Felipe VI për nder të Shqipërisë me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.
Kongresi Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan kreu i qeverisë
Një ditë më parë, teksa njoftonte firmosjen e marrëveshjes, Rama e cilësoi organizimin e këtij eventi në Shqipëri një trofe për transformimin e Shqipërisë.
Kongresi është edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës së drejtësisë. Pra Shqipëria 2027 do jetë vendi i Samitit të NATO-së, i europianit të futbollit për të rinjtë dhe edhe i kongresit botëror të ligjit.
Në Madrid kryeministri u shoqërua nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, Entela Gjika.
Kongresi Botëror i Ligjit Shqipëri 2027 (World Law Congress Albania 2027) do të mbahet pas 2 vitesh në Tiranë dhe mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota. Për kryeministrin Rama, ky është sinjal që komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë tonë. Në mbledhjen e këshillit të ministrave të 29 janarit 2025 u akordua fondi 150 milionë lekë për këtë aktivitet.
Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga takimi i organizuar nga mbreti Felipe VI për nder të Shqipërisë me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.
Rama thekson më tej se takimi u zhvillua “në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027” (Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027), i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”.
“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan kreu i qeverisë.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)