MADRID- Kryeministri Edi Rama është pritur sot paradite nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid të Spanjës.
Kryeministri është i ftuar në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Aëard”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet në takim nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, Entela Gjika.
Rama ka ndarë edhe një video në rrjetet sociale, ku shihet momenti teksa takohet me Mbretin Felipe VI.
'Madrid, Pallati Mbretëror Zarzuela. Takimi me Mbretin Felipe VI', shkruan ai.
Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja Kongresi Botëror i Ligjit Shqipëri 2027 (World Law Congress Albania 2027).