Mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe kryeministri Edi Rama

Politikë

Rama në Spanjë, zbardhet axhenda, nesër pritet nga Mbreti Felipe VI! Nënshkruhet marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit 2027 që do mbahet në Tiranë

6 Shkurt, 19:28| Përditesimi: 6 Shkurt, 19:42

  • Share

SPANJË- Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore (6 dhe 7 shkurt) në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Në nisje të agjendës, Kryeministri Edi Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, e më pas Mbreti Felipe VI do të pres në audiencë Kryeministrin Rama.

Axhenda e vizitës, datë 7 Shkurt 2025
10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI
10: 30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” që do mbahet në Tiranë. Ky Kongres, që mbahet pas 2 vitesh në Tiranë, mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota. Për kryeministrin Rama, ky është sinjal që komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë tonë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?