Kryeministri Edi Rama vizitoi sot studion e skulptores beratase Llambrini Dëna. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se gjithçka artizanale që bëhen në këtë studio, e bëjnë të denjë për t’iu servirur turistëve të shumtë që vijnë në Beratin e UNESCO-s.
Kreu i qeverisë dhe skulptorja Dëna biseduan mbi mënyrën se si ajo krijon punimet e saj, të cilat zbukurojnë shtëpitë e qytetarëve beratase, por edhe të turistëve që vizitojnë këtë qytet.
‘Një vizitë e bukur në studion artizanale të skulptores Llambrini Dëna, e cila ndër vite ka krijuar një punishte dhe galeri të vërtetë arti ku punohet në qeramikë, zaje, dru e materiale të tjera, ku gdhenden portrete, peizazhe, legjenda dhe elementë të shumtë nga folklori e historia shqiptare, gjithçka artizanale e denjë për t’iu servirur turistëve të shumtë që vijnë në Beratin e UNESCO-s”, tha Rama.
Komente
