Edi Rama i kërkoi votuesve të Tiranës që me 11 maj të shtyjnë fort Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, duke i dhënë Partisë Socialiste 20 mandate.
"Dora me 5 gishtat ka brenda mundësinë e një vote krenare për një Shqipëri krenare, në familje krenare, në familje europiane, për një Shqipëri të re, në historinë e re, një Shqipëri drejt finishit të një rrugëtimi të gjatë sa vetë ekzistenca e shqiptarëve në zemër të Europës. Për një Shqipëri ku përkatësia europiane nuk është vetëm një zakon, por edhe një ligj. Tiranë e madhe dhe e bukur, mos u mendo më, por bëhu të dielën lokomotiva e fuqishme e këtij misioni, për ty, për ne, për Shqipërinë dhe nxirr nga dora jote 20 mandate për majën e 2030 në BE. Rroftë Partia Socialiste e Shqipëria, rrofshi të gjithë ju që erdhët këtu, duruat, qëndruat, ju jam shumë mirënjohës dhe rrofshin të gjithë socialistët e progresistët. Qofshin të bekuar të gjithë fëmijët e Tiranës dhe fëmijët e Shqipërisë, të prindërve me të gjitha bindjet politike, dhe qofshin prindërit e tyre të vetëdijshëm se 11 maji është në radhë të parë i fëmijëve të tyre',-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama mbyll fushatën: Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane! Marrim të paktën 78 mandate! Bufi i rrjedhur, ‘Latifi’ do ikë edhe më i pasur
K.M/r.k./ReportTv.al