Në ditën e dytë të vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pronarin e kompanisë së prodhimit të disa lloj vaksinash por edhe distributorin e Sinovac. Kryeministri shkruan se një nga projektet është ndërtimi i fabrikës së vaksinave në Shqipëri.
“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike”, shkruan Rama.
Gjatë ditës së djeshme Rama zhvilloi një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara. Turqia është një nga partnerët strategjikë të Shqipërisë. Qeveria turke i dhuroi Shqipërisë 70 milionë euro për ndërtimin e spitalit memorial të Fierit një strukturë moderne e cila po ofron një shërbim ekselent në mjeksi për banorët e qarkut të Fierit.
Lajmi kryesor:
Nga Ankaraja, Rama zbulon projektet madhore shqiptaro-turke: Fabrikë prodhimi vaksinash, qendër kombëtare e teknologjisë së lartë! Monitorojmë rendin me dronë super inteligjentë
M.Q./ReportTv.al