Kryeministri Edi Rama, ka nënvizuar edhe njëherë se qeveria do të vijojë punën për garantimin e pavarësinë së drejtësisë nga pushteti politik.
Kryeministri ka bërë me dije, se do të zhvillojë në orën 08:30 ditën e nesërme (13 shkurt) një diskutim në rrjetet sociale në rubrikën 'Sy m'sy'.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se duhet që të ngrihet zëri kur ka abuzim me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike.
‘Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve’, shkruan ai.
Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen pas një reagimi të një zëdhënësi të Komisionit Evropian. Në një reagim për Report Tv ditën e sotme (12 shkurt) ai tha se Bashkimi Evropian mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të garantuar një drejtësi të pavarur, me llogaridhënie dhe me standarde që përputhen me ato europianet, ndërsa tha se po ndiqen zhvillimet për hetimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Këto deklarata të BE, erdhën pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shkelje të rënda sipas tij të evidentuara gjatë procesit “Veliaj” dhe nevojën për një drejtësi të re europiane me standarde demokratike.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Shume shpejt radha e Bablokut qe ti shkoj mbrapa mavise por ky do e kete burgun e gjate nga kanabizimi i vendit e deri ke McGonigal
Përgjigjupo pse Rama e futi Megonigalin mrena?
Rama flet drejt Ka mbeshtetjen tone
Përgjigju