Foto të publikuara nga Rama

Politikë

Një ditë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama poston foton simbol me motive kombëtare

25 Nëntor 2021, 09:29| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 11:58

  • Share

Nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale një fotot me motive kombëtare, si dhe me flamujt e dy shteteve. Një veçanti që vihet re janë edhe maskat që do të përdoren në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID. Mbledhja do të mbahet në qytetin e Elbasanit.

 “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”– shkruan Rama në postimin e tij, të cilin e shoqëron me flamujt e dy vendeve.

Fotot e publikuara nga Edi Rama

Lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit dhe njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy marrëveshjet e rëndësishme që pritet të firmosen nesër në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Këto marrëveshje u miratuan në mbledhjen e qeverisë një ditë më parë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri me dije se leja e qëndrimit do të përfshijë brenda edhe atë të punës dhe procedurat e marrjes së saj do të jenë të lehtësuara për qytetarët e dyja vendeve.  Nga ana tjetër, Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj sqaroi se njohja e kontributeve për vitet e punës do të jetë për të gjitha vitet e punës, edhe ato para hyrjes në fuqi të marrëveshjes.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?