Rama nesër takim me Stoltenberg, PD e Berishës: Baza e re ushtarake e NATO-s, aferë korruptive e qeverisë

12 Korrik 2022, 11:18| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 12:06

  • Share

TIRANË- Të mërkurën, nesër kryeministri Edi Rama do të takojë shefin e NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin për bazën e re ushtarake të NATO-së në portin e ri të Durrësit. Mirëpo, në vend që të ishte një plan që do të gjente edhe një dakordësi nga opozita, kjo nuk ka ndodhur, por Partia Demokratike e Sali Berishës e ka përdorur si një formë për të sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Zëdhënësja, Floriana Garo ka bërë një deklaratë për mediat, ku i drejtohet NATO-s, sipas së cilës prapa idesë së portit ushtarak të Porto Romanos të Ramës, fshihet një nga aferat më të mëdha korruptive të kohës, që është spostimi i portit ekzistues tregtar dhe ushtarak mijëra vjeçar të Durrësit për në Porto Romano. Sipas tyre, ky spostim bëhet pas një marrëveshje të Edi Ramës me El Amar, president i një kompanie në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’i dhënë kësaj kompanie 1 milion metra katror territor të portit ekzistues të Durrësit,  marrëveshje, në të cilën për Garon, kryeministri, dhe politikanë të tjerë shqiptarë, kanë interesa direkte, është jotransparente dhe korruptive.  

“Këto ditë Edi Rama ka deklaruar, në mënyrë të përsëritur, se NATO ka treguar interes për të ndërtuar në Porto Romano një port ushtarak. Partia Demokratike deklaron se, ka mbështetur dhe mbështet plotësisht bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me Nato-n, si vend anëtar i saj, dhe çdo projekt, në det, tokë dhe ajër, që i nevojitet Aleancës së Atlanikut të Veriut në territorin e Shqipërisë. Ne, gjithashtu, informojmë NATO-n se, prapa idesë së portit ushtarak të Porto Romanos të Edi Ramës, fshihet njëra nga aferat më të mëdha korruptive të kohës: Spostimi i portit ekzistues tregtar dhe ushtarak mijëra vjeçar të Durrësit për në Porto Romano. 

1-Ky spostim bëhet pas një marrëveshje të Edi Ramës me El Amar, president i një kompanie në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’i dhënë kësaj kompanie, në kundërshtim me çdo rregull, 1 milion metra katror territor të portit ekzistues të Durrësit. Sipas Ramës ky do të jetë truall për ndërtime si në Dubai City. Kjo marrëveshje, në të cilën dyshohet se kryeministri, dhe politikanë të tjerë shqiptarë, kanë interesa direkte, është jotransparente dhe korruptive.  

2- Gjendja aktuale e forcave të armatosura të Shqipërisë ka probleme tejet serioze, të cila lidhen para së gjithash me pagat e ulëta të ushtarakëve, mos investimin në infrastrukturë dhe buxhetin tejet të ulët të kësaj qeverie për ushtrinë. Kjo në kundërshtim me standardet e NATO-s.

3- Edi Rama ka një qëndrim të hapur antidemokratik ndaj lirisë së shtypit, të padenjë për kryeministrin dhe qeverinë e një vendi anëtar të NATO-s. Organizatat më prestigjioze të lirisë së medias, kanë dënuar në mënyrë të përsëritur qëndrimin e tij. OSBE ka theksuar në një deklaratë të para pak ditëve se liria e medias është e lidhur direkt me sigurinë. Pozicioni i Shqipërisë sa i takon medias është përkeqësuar vitin e fundit me 20 vende. 

4 - Shqipëria është sot njëri nga prodhuesit kryesor të kanabisit në botë. Sivjet parakaloi në prodhimin dhe trafikun e kësaj droge, Indinë dhe Iranin. Perveç kësaj, Shqipëria është rrugë kryesore e trafikut të heroinës nga lindja drejt Europës. Ajo po bëhet çdo ditë e më shumë qendër e rëndësishme e trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Pavarësisht nga kjo gjendje tejet problemetike me prodhimin dhe trafikimin e drogës, Edi Rama ka përgatitur dy ligje të rrezikshme për vendin:  

-Ligjin për legalizimin e kanabisit, gjoja për qëllime mjekësore, dhe;

-Ligjin për amnistinë fiskale, për legalizimin kryesisht të parave të drogës dhe krimit, me të cilat ai përkeqëson edhe më tej problematikat e lidhura me drogën dhe trafikun e saj dhe rrezikon sigurinë e Shqipërisë dhe të Aleancës, për shkak të bashkëpunimit potencial të grupeve te trafikantëve me grupet terroriste. Partia Demokratike shpreh edhe një herë, mbështetjen e plotë për Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me të”, thuhet në deklaratë.

Ky reagim vjen një ditë pasi Rama pritet të takojë Stoltenberg, ku ka sqaruar se qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës. Ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, sipas së cilit ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/07/2022 01:59

    Me kujtohet ne kohen kur Trumpi donte qe te gjithe anetaret e NATO-s te paguanin njelloj, pashe ne gazete listen sa paguante cdo anetar.Me kujtohet qe me shume paguanin U.S,G.B,Greqia si dhe shtetet qe jane kufi me Rusine,te tjeret paguanin me pak,Shqiperia ishte diku te mesi,kurse vende te tilla si Kanadaja,paguanin edhe me pak se ne.Mendoj qe keto pagesa ishin ne varesi se sa te rrezikuar e shikonte veten cdo anetar.Tani,nese ndertimi i kesaj baze shikohet dhe si akt balancimi per pagesat,nuk ka ndonje te keqe,perkundrazi jemi me te sigurte e me te mbrojtur,nuk ka rendesi se ku ndertohet.

    Përgjigju
  • Nato: 12/07/2022 15:45

    Mos ndoshta hallin e kane gjetke? Cfare interesash mund ti preken "familjes" me ndertimit e bazes ne Porto Romano?

    Përgjigju
  • teo: 12/07/2022 14:23

    opa nongrada si nuk mund te rrinte pa fol pikaa per keta njerez qe kemi,oo sali thirri menjes se nuk je mire

    Përgjigju
  • Arsen: 12/07/2022 14:12

    Tema e re e e-komentuesve "sa te keqij ata te PD". Opozita e ka pwr detyre te publikoje qendrimin e saj. Dhe nese lexohet deklarate, ajo ngre shqetesimin per nje afere korruptive duke perdorur emrin e NATO. Me cpo shohim perdite kur Rama me nje firme autorizon zhvatjen 200 mil euro nga fantazmat qe "cunat e gocat" te tatimet, QKB dhe Zotot &Co, nuk me duket e nxituar apo "keqe" te ngresh shqetesim dhe parandalosh te njejten qasje ne marredheniet me NATO.

    Përgjigju
  • titi: 12/07/2022 13:44

    foli dhe partia e nongradave qe vetem opozit nuk eshte kjokjo eshte partia leshit anti amerikane

    Përgjigju
  • Turi: 12/07/2022 13:39

    Ju gazhelave te Salehut, ca tu permbaj pragu deres. Jeni bo qenefa fare.

    Përgjigju
  • Alian: 12/07/2022 13:26

    Keto te PD jane ber per tu tallur kaq te felliqur jane

    Përgjigju
  • Henri: 12/07/2022 13:20

    Pd flet kot nderkohe Rama po korr suksese

    Përgjigju
  • Dea: 12/07/2022 13:19

    Sa me shume lajme pozitive ishalla

    Përgjigju
  • Niku: 12/07/2022 13:11

    Po mire ky Rama si nuke pyeti me pare Albi Malltezi&peshkaqenin ose Fari Balliun mos donin keta ta ndertonin.

    Përgjigju
  • Drita: 12/07/2022 12:54

    Ju te PD ju ka ngel mendja me nje vend, i ngaterroni te gjithe me veten me duket

    Përgjigju
  • Eri: 12/07/2022 12:51

    Rama me i miri eshte,ky Saliu vec kot flet

    Përgjigju
  • alesio: 12/07/2022 12:13

    rama duke ber takime te rendesishme per vendin e tij kurse kto te pd rrijne dhe llapin kot

    Përgjigju
  • nina: 12/07/2022 12:12

    i uroj takim te mbare dhe lajme te mira

    Përgjigju
  • genta: 12/07/2022 11:56

    hahahahaah sa bukur e cilesojne pd e berishes imagjino se ku kane arritur te ndare dhe kta tani te japin mend dhe dalin ktu bejne llafe kot si grat e kqija ikni ikni bashk me salen nga varri se skeni gje ne terezi

    Përgjigju
  • Nushi: 12/07/2022 11:54

    uaa si nuk pushuan njeher keta mo bobob cpaskan qene vec per gjera te keqija e kane mendjen si nuk shifni gjerat pozitive qe kjo do sjelli te pa pare jeni debila komplet

    Përgjigju
  • SALHE BAJGA: 12/07/2022 11:53

    Po sa turp hardhuca Florjana Garo që ështē si ato hienat që kërkon vetëm kërm flet kundra natos. Se salhe bajga e do për Sërbin ndaj dhe gërthet. E nxjer të tilla fundërrina si Florjana Zgara e ndryshkur e e fishkur. O Zot mbroje Shqiprin nga të tilla hiena.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?