Foto ilustruese

Nënave me 3 e më shumë fëmijë do t’u paguhen sigurimet! Rama: Aplikimi në e-albania! Pagesa deri 5 vitet e para të fëmijës

2 Janar 2023, 08:20| Përditesimi: 2 Janar 2023, 16:15

  • Share

Ka nisur zbatimi i politikës së re të mbështetjes sociale për nënat më shumë fëmijë. Duke filluar që prej 1 janarit të këtij viti, nënat që janë të pa puna, të cilat kanë 3 fëmijë dhe më shumë, nën 18-vjeç do tu paguhen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkruan se të gjitha nënat që përfitojnë nga kjo skemë duhet të aplikojnë në “e-albania”.

 “Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se prej 1 janarit nënat me tre e më shumë fëmijë, duke aplikuar në e-Albania, do të përfitojnë nga politika e re e mbështetjes për nënat e papuna me fëmijë nën 18-vjeç, të cilave do t’i garantohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës, ju uroj një javë të mbarë. Gëzuar”, shkruan kryeministri Rama.

Kujtojmë se ky ishte një vendim i Këshilli i Ministrave i miratuar në 26 tetor të  2022-it, zbatimi i të cilit u përcakëtua të niste që prej fillimit të këtij viti.Vendimi parashikon se nënat e papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’iu paguhen sigurimet shoqërore.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gerald: 03/01/2023 00:57

    genjeshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?