Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka zhvilluar sot një vizitë të rëndësishme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dabi.
Rama ka deklaruar se është në këtë vizitë për firmosur një marrëveshje të financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha nga ky vend.
Gjithashtu Rama nënvizon se shpejti nis investimi i madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistike të Mesdheut.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për firmosjen sot të marrëveshjes së financimit e ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase.
“Rastësia e desh që sot në 1 vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara, për të firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës. Ishte mirësia vëllazërore e një miku shumë të çmuar, Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed, që në ato ditë aq të zymta më hapi derën e shtëpisë së tij dhe ma dëgjoi lutjen për ndihmë, e cila bëri të mundur manifestimin e jashtëzakonshëm dhe të paharrueshëm të solidaritetit nga ana e Emirateve të Bashkuara për Shqipërinë, në Konferencën e Brukselit.
Ministri i Rindërtimit dhe Agjencia jonë për Zhvillimin e Territorit kanë punuar papushim, ngushtësisht, së bashku me skuadrën e inxhinierëve, të vënë në dispozicion nga Princi, si dhe me Fondin e Abu Dabit për të dakordësuar dhe realizuar marrëveshtjen që sot, ne e firmosim dhe e cila i hap rrugë më në fund kantierit në javët e ardhshme.
Qeveria shqiptare do të financojë krejt infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë, ndërsa sipërmarrësi i mirënjohur i botës arabe, Mohamed Alabbar, krijuesi i disa prej ngrehinave më mbresëlënëse, por jo vetem, si përshembull, Burj Khalifa, godina më e lartë e Dubait, do të realizojë qoftë banesat e Spitallës dhe qoftë banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës nga goditja e 26 nëntorit të shkuar.
Njëkohësisht, me Princin e Kurorës kemi dakordësuar edhe përfshirjen e Emirateve të Bashkuara në zhvillimin e Durrësit, fillimisht dhe disa zonave të tjera në vazhdim, përmes investimeve direkte në projekte të mëdha, në radhë të parë në turizëm, por jo vetëm.
Kështu, sot do të firmosim edhe marrëveshjen mes dy qeverive, e cila do t’i hapë rrugën për negociata direkte qeverisë shqiptare me sipërmarrjen emiratase për investime të drejtëpërdrejta në Shqipëri, duke nisur nga Durrësi.
Lartësia e tij, Sheiku Mohammed bin Zayed rikthehet kështu në Shqipëri për herë të dytë, në një moment përsëri nevoje për popullin dhe për vendin tonë. Kujtoj se herën e parë ai u ul me një avion ndihmash në pistën e Kukësit, që i ati i tij Sheiku Zayed ndërtoi me shpejtësi për të mbështetur nga ana humanitare viktimat e pastrimit etnik nga Kosova.
Ai rikthehet këtë herë në Shqipëri pas 20 vjetësh, jo vetëm për të ndihmuar familjet e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar në Durrës, por edhe për të na u bashkuar dhe për të na mbështetur në përpjekjet tona për Shqipërinë që duam, duke u bërë pjesë e tyre përmes projekteve dhe investimeve afatgjata në vendin tonë.
Duke e nisur nga Durrësi ku parashohim një investim të parë të madh për transformimin e Portit të mallrave në Durrës, në një nga portet më të bukura turistike të Mesdheut.
Mirënjohje për këtë mik, mirënjohje për këtë vend! Edhe njëherë, më të keqen e kemi lënë pas, më e mira është e gjitha përpara nesh!", është shprehur Rama në një video nga Abu Dabi.
Pas lajmit që dha mëngjesin e sotëm për marrëveshjet për rindërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës dhe Spitallë, kryeministri Rama ka nxjerrë pamje nga takimi me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
‘Me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte’, shkruan Rama në Facebook.
ABU DHABI- Ministri i Shtetit pëe Rindërtimin Arben Ahmetaj, i cili ka shkuar bashkë me kryeministrin Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, momentin kur firmos për ndihmën për rindërtimin e 2000 banesave në Durrës dhe Spitallë.
“RINDËRTOJMË BASHKË- 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin. Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin”, shkruan ministri Arben Ahmetaj.
O shijaks ty ta shkateroft faren india bashk me sali kriminelin
PërgjigjuKa mundesi te publikohen ne menyre integrale keto marreveshje? Kam pershtypjen qe asgje nuk eshte gratis dhe me shume mundesi i eshte premtuar dicka nga shqiperia per ti rikthyer invesitimin mbrapa EBA. Per trasparence publikoni marrveshjen ju lutem. ERT nuk eshte Fletore Zyrtare.
Përgjigjuca thu ti me, na habise fare...
Gjeja qe Rama njeh me mire nga gjuha shqipe edhte koha e ardhme. Ka 8 vjet qe e ardhmja e tij nuk behet kurre e tashme....vetem “DO TE” thote, asnjehere nuk flet me te tashmen apo te kryeren. Dhe ne cbejme? Prit gomar se do te mbije bar!
PërgjigjuGjithe ky zhgenjim nga politika hajdute shqiptare ne vite dhe shekuj dhe prape nuk mbarojne bythelepiresat!Ska dhe nuk do kete perparim kurre shqiperia me kete popull!
PërgjigjuEC EDO PERPARA. MASHTROI SHQIPETARET SE ME ARBEN AHMETAJN NE TE DEMTUARIT NGA TERMETI DO HAME SAPUNIN PER DJATHE
PërgjigjuPse nuk thon nukjemi ne gjendje me nertu asigja po rrin tu lyp posht e nelt kta arabt i kemi pa po te mos marrin 10 nuk te japin 1 jan vec rrena per dy vota pse jepni lajmet gjithmon te tv rama o nuk ju beson ma kurrkush nuk keni ma lang lshonja dikuj tjeter
PërgjigjuEdo je i modh. Para qente te lehin e mut te hane.
Përgjigjuduke menduar se ne cfare situate eshte bota sot une mendoj qe qeveria po ben te pa munduren qe njerzit te rregullohen kam besim te plote qe do ti rregulloj te gjithe por duhet pak durim ju falemiderit
PërgjigjuO EDO NE DUAM QE TI TJA SHKATAROSH SHTEPITE CECENEVE NE KENETE,,JO T'JA RINDERTOSH,,,,PO NA ZGJENJEN EDI RAMA..TE VOTUAM QE TE PRISH3SH NDERTIMET E PALIGJSHME NE TIRANE,,DURRES,,LEZHE,,SHKODER,, E KUDO....
PërgjigjuHall te beje, hall te mos beje,po me borxhe dhe nuk arrihen se dhe ato nuk ti jep kush,ju te zgjuar kur tju pyesin jepni ndonje mendje si mendjellinj qe jeni, dhe pordhe keto tuajat jane qe nuk dini nga ju dalin, ato te Rames me duken si vepra.
PërgjigjuJu qe shani kritikoni kete LEGJENDE nuk e kishi per hak kete gjigand...ju donit sali kriminelin ....qe tja u kish leruar gjith librin e shtepis me keq se ja u ka leruar o te sgerlaqur spurdhjake...
PërgjigjuNderime ter trevave shqipetare , malesore . Ty kina ta shkatarroft faren Edhe legjenden .
BRAVO....je i vetmi qe po punon per rindertimin e shqiperis,te cilen ,Sali Berisha me bashkpuntoret e vet,mbas viteve 90-i vuru flaken,dhe kazmen,ç'do gjeje qe ishte nderuar me djerse e gjak per 45-vite,me pretendimin se,i kan ndertuar komunistet ,dhe keshtu qe ,duhen ti zhdukim.Nderkohe qe Ju,punoni,Berisha & Co ,rrin mbas gardhi e vrymes se çelsit,per te pergjuar se mos ben ndonji gabim.....
PërgjigjuMa mirë se i Madhi e i Nderuari Rama,nuk ka!
PërgjigjuRrofsh o Rama se na nderon, shkollat na i shton, shtepite na i rinderton, rruget na i shtron, me pordhe na sheron!!! Kane nje vit qe gjysma e shqiptareve te prekur nga termeti jane jashte!! Kurse ti i bie shkurt jep Portin e Durresit dhe hapje shkollash islamike, per tu ndertuar shtepite!! DHe meqe ra rasti justifikon ngritjen e rruges deri Spitalle nga buxheti shtetit dmth marrje hua ne banka!! Dmth jemi ne qe i paguajme shtepite e termetit me taksa dhe per me teper duke na shitur tek SHEITI. Nga e ke gjeteur kete te drejte te SHESESH Shqiperine, ?? Shqiperi e zeza ti sbere kurre prokopi!!
PërgjigjuTASHI NE QOFT SE ASHT E VERTET KJO, ATHERE LIND PYTJA QFAR DUAN NE KEMBIM KTO ARABT? SE FALAS NUK MA MERR MENDJA SE TE NDIHMON NJERI.
PërgjigjuPortin e Durresit dhe hapje shkollash islamike! Kurse edi justifikon ngritjen e rruges deri spitalle nga buxheti shtetit dmth marrje hua ne banka!! Shqiperi sbere kurre prokopi!!
Bravo dhe suksese Z.Rama,populli eshte me Ju,duan nuk duan letyrat e PD-LSI me 25 Prill ju do fitoni bindshem mandatin tuaj te trete.
Përgjigjuhahaaa, sa i madh qe eshte. Portakalli eshte bere
Përgjigju