Politikë

Rama nga Athina: Asnjë prind nuk duhet të luajë me votën e 11 majit, koha për të hyrë në derën që na ka hapur BE (VIDEO)

30 Mars, 17:09| Përditesimi: 30 Mars, 19:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama kërkon nga Athina votën e të gjithë shqiptarëve, duke thënë se asnjë prind nuk duhet të luajë me votën e 11 majit, pasi është koha që Shqipëria të futet në BE.

“Gabimi i dytë që s’duhet të bëjnë shqiptarët përballë këtij treni të historisë dhe në kushtet kur fati ynë europian është përputhur me fatin e Europës është të mendojnë se këtë gjë mund ta bëjë çdokush. Këtë gjë nuk mund ta bëjë çdo kush, siç nuk mund ta bënte çdokush atë që bëri PD në 1991. Shumë nga ata që votuan për PD nuk ishin mbështetës të PD, nuk ishin as simpatizantë, por e mbështeten fuqishmit për një arsye që ishte shumë e madhja se sa kush do fitonte mes partish. Mbështetën PD sepse ishte një takim me historinë për të mbyllur kapitullin e një historie të dhimbshme. PD në atë kohë ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Sot jemi në një situatë ku koha e duhur dhe vendi i duhur është ky. Nëse ajo derë mbyllet, gjërat mund të marrin vite e vite të tëra. Çështje kjo punë, ka dalë prapë Rama kërkon mandatin e 4 e do thonë do iu fusim në BE sikur si mjaftuan 3 mandate. Mos harroni, mali i Zi i ka nisu negociatat në 2012 dhe akoma nuk është futur në BE. I ka nisur negociatat para se të vinim në qeveri, Serbia i ka nisur në 2014, Maqedonia e Veriut është bërë kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian në 2005 dhe akoma është shumë mbrapa sepse ajo derë ha[pet dhe mbyllet. Sot Shqipëria që i ka nisur negociatat vetëm vjet, ka marrë marrëveshje për t’i mbyllur brenda 3 vitesh, deri në 2027. Asnjë shqiptar, asnjë prind, nuk duhet të luajë me votën e 11 majit, veçse një votë për të gjitha llojet e problemave, programeve, projekteve, është votë për të hyrë në atë derë që historia ka hapur me kohë të kufizuar”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?