Kryeministri Edi Rama i është drejtuar shqiptarëve të Athinës ditën e sotme në kuadër të takimeve me Diasporën, duke i thënë se duhet të kujtohen se çfarë kanë hequr në emigrim. Rama tha se sot ata marrin respekt shumë më shumë nga çfarë merrnin në të shkuarën.
"Por jo vetëm që, duke bërë këtë zgjedhje, ju shpëtuat veten dhe familjen tuaj, ju shtuat fuqitë e Shqipërisë që të ngrihet më shpejt. Nëse doni të dini se për çfarë ka nevojë Shqipëria më 11 Maj, të bëni historikun e thjeshtë të familjes tuaj. Të kujtoni dhe të merrni pak minuta për kapitujt e jetës këtu, qoftë ata që ishin të vegjël kur erdhën këtu, të gjithë kanë parë momente të rrugës, poshtërimet kanë qenë të patregueshme, edhe për të ardhur në ditën që fqinjëve tuaj rreth e rrotull jush t'u thoni mirëmëngjes kur ju thonë mirëmëngjes dhe mos t'u thoni asgjë kur nuk ju thonë mirëmëngjes. Ju është dashur të luftoni shumë dhe për një kohë të gjatë, ju është dashur të thoni mirëmëngjes kur ju thoshin ‘plaç’", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
H.K/SI.E./ReportTv.al