Politikë

Rama nga Athina: Kemi rezerva kur drejtësia gabon, por sot të gjithë njohin Altin Dumanin! Bufi e përdorte shpatën për të futur në burg Fatos Nanon (VIDEO)

30 Mars, 17:29| Përditesimi: 30 Mars, 19:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Athina edhe për drejtësinë. Rama është ndalur në një fragment të gjatë lidhur me pushtetin gjyqësor. Kreu i qeverisë u ndal dhe te kryeprokurori Altin Dumani, duke thënë se sot atë të gjithë e njohin falë qeverisë së tij që ia dha ‘shpatën’ drejtësisë.

"Dhe pavarësisht se kemi rezerva dhe mund të habitemi në një moment të pushtetit tjetër për ndonjë lajthitje. Që liria individuale mos të diskutohet më dhe barazia para ligjit duhet.

Mjafton të dëgjoni bufin që thotë: “Më 11 Maj do marr vota dhe më 12 Maj do shkrijë SPAK-un.” Sot të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Altin Dumani. Dumani ka qenë prokuror me vite të tëra, asnjë nuk e njihte. Askush nuk dinte që Altin Dumani ekzistonte. Kurrë më parë Altin Dumani nuk kishte thirrur një politikan. Ai nuk e kishte shpatën, sepse shpatën e mbajti bufi i kënetës për të futur në burg Fatos Nanon. Ne sot e çmojmë punën e SPAK-ut dhe ajo punë nuk do të përmbyset, vetëm nëse e bashkojmë flamurin e Shqipërisë me atë të Europës, që nuk e prek më asnjë buf kënete", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?