'Kosova duhet t'i bashkohet Ballkanit të Hapur dhe përmes saj do të shoh dhe sinqeritetin e ftesës që i bëri Serbia për të përkrahur 'Open Balkan'", tha kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët shqiptarë pas konferencë në Beograd. Rama u shpreh se Serbia duhet të kërkojë falje Kosovës për luftën, por shtoi se kërkesa e faljes bëhet ne fund kur të ketë mbaruar i gjithë procesi i dialogut mes dy vendeve.
Teksa theksoi edhe një herë se 'Ballkani i Hapur' ka të njëjtin vizion dhe kornizë si Procesi i Berlinit, Rama tha se kjo nisëm është vetëm 'marrja në dorë' e fati të vendeve tona dhe se ecja me ritëm më të shpejtë të bashkëpunimit rajonal.
"Sinqeriteti i të gjitha deklaratave të gjithë liderëve dhe politikanëve provohet në fushë. Presidenti i Serbisë e tha hapur që e mirëpret Kosovën njësoj si 2 vende të tjera. Kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë. Kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më para se të lançohej. Procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në një proces samitesh dhe deklaratash pa e zbatuar. Ai ka vizionin dhe kornizën që është 100% si ai i Ballkanit të Hapur. Por nuk është një proces që drejtohet në Berlin dhe në Bruksel. Ballkani i Hapur është njësia që ngrihet në çdo vend, në çdo iunstitucion kur zbatohet një projekt me fonde të huaja. Pra, është thjesht Procesi i Berlinit që merret përsipër nga ne për t'i bërë realitet ato që bëhen në deklarata", tha Rama, duke nënvizuar dakordësinë se Serbia duhet të kërkojë falje ndaj shqiptarëve por kjo falje sipas tij vjen në fund dhe nuk mund të vijë në fillim duke cekur rastin e Gjermanisë dhe Francës.
Kryeministri nënvizioi se të gjithë të tjerët, duke iu referuar Kosovës, Malit të Zi dhe Boznjë-Hercegovinës, do të vijnë te Ballkani i Hapur se s'kanë rrugë tjetër.
"Ballkani i Hapur do të jetë në faqet e ndritura të historia dhe jo në të errëtat e historisë", tha Rama.
Rama pati edhe një thumbim për Albin Kutin kur u pyet se aso të mundohet ta bind të jetë pejsë e Open Balkan. Kryeminisri Rama tha se Kosova është shet sovran dhe nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, aq më tepër që PS nuk ka degë të saj në Kosovë duke iu referuar këtu Vetëvendosjes së Albin Kurtit që është parti e regjistruar në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama tha se falë bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet dhe komunikimi mes dy popujve të mëdha të Ballkanit, shqiptarët dhe serbët, kanë shumë më komunikim dhe marrëdhëniet njerëzore. Duke iu referuar rastit të një të riu që hoqi dhe dogji flamujt shqiptarë nga rrugën e Beogradit, Rama tha se këto incidente nuk duhet të bëhen pengesë mes vendeve dhe se sot edhe tensionet më të lartë mund të ulen lehtësisht.
"Heqja e flamujve shqiptar është rasti i një ekstremisti, ku çdo pyll ka derrat e vetë dhe është ndaluar nga policia dhe është çuar para drejtësisë. Janë gjëra të paevitueshme sepse situatë është lag të qenit ideal mes shqiptarëve dhe serbëve për shkak të mosnjohjes së Kosovës dhe për shkak të qëndrimeve të caktuara ndaj Kosovës, por edhe tensionet më të larta të ngrihen, sot bien më shpejt nga sa ndodhet disa kohë më parë. Ne duhet të punojmë për të ardhmen dhe të vendosim marrëdhënie të mira në këtë rajon. Para disa vitesh kishim zero marrëdhënie me Serbinë", tha Rama
I pyetur nëse do të mundohet në takimin e radhës me Albin Kurtin që ta bindë atë për 'Open Balkan', kryeministri Rama tha se në Prishtinë janë sovranë për vendimet që marrin. Madje Rama duke ironizuar degën e Vetëvendosjes në Tiranë tha se ai nuk kishte as degë të PS-së në Prishtinë.
"Ne kemi me Kosovën një marrëdhënie speciale, që nuk varet nga 'Open balkan'. Ne do të bëjmë çmos që marrëdhënien me Kosovën ta kemi shumë konkrete në të gjitha aspektet. Por bashkëpunimi rajonal është komplet tjetër në impaktin që ka në ekonomi, në përmirësimin e jetës. Unë nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar. Është një vendim sovran i atyre që kanë marrë mandatin për të qeverisur Kosovën, aq më tepër që unë nuk kam degë të PS-së në Kosovë", tha Rama.
Tè na rrojè kryeministri ynè largpamès. Njè qè ishte para tij, edhe ai shumè largpamès dhe strategjik nè konceptimin e politikès sè jashtme pèr kombin shqiptar, na bèri anètar tè konferencès islamike. Sot, jemi anètarè tè ballkanit tè hapur. Lum si ne pèr politikèn dhe politikanèt tanè, sidomos kètè kryeministèr. Kjo, èshtè gjithçka por kurrsesi politikè qè mbron interesat shqiptare. Nuk ka ballkan tè hapur, kur gjenocidi mbi shqiptarèt vazhdon, nè formèn e mbajtjes sè mijra djemve dhe vajzave shqiptare nè varre masive nè Serbi, mospranimi i asnjè faji pèr krimet e kryera. Kur krimineli, ulet nè tavolinè dhe ngre dolli me atè qè duhet tè pèrfaqèsonte viktimat, sikur tè mos kish ndodhur asgjè, atèherè jemi tek pèrfundimi "TÈ NA RROJÈ SA MALET KRYEMINISTRI".
PërgjigjuDege ska, vetem gjysmen e keshilltareve i ka prej Kosove, edhe ministra madje, kur i teket, merr nga Kosova. Po vetem "dege" PS nuk paska. Eshte ne konceptin e mendjemedhenjeve dhe autokrateve tipik ajo qe Luigji14 e shprehu "Shteti jam Une". Ky pra eshte Shtet, Parti trung e dege.
PërgjigjuMe bukur nuk ka! Sipas instruksionit te Uashingtonit, Procesi i Berlinit ne "Praktike" nuk eshte cfare koncepton dhe ideon Merkel, Gjermania apo BE. Jo jo, eshte cfare kane deshire te bejne Rama dhe Vucic. Epo deklarate me te forte, fyese po rende fare ama, nuk ishte pare dhe degjuar. Te presim se si do te jete pergjigja, nese do jete nga BE apo zyrat e DW.
Përgjigju