Kryeministri Rama mbajti një konferencë për shtyp me homologun Viktor Orban. Pas samitit të Komunitetit Politik Europian, Rama tha nga Budapesti se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shprehet optimist se Shqipëria do anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade.
"Jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë vendi i së cilës është në Europë. Do luftojmë çdo ditë dhe na është hapë një rrugë e re falë presidencës hungareze. Jemi në bisedimet për anëtarësim dhe shpresojmë që do jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Edi Rama nga Budapesti: Synojmë integrimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade! Orban: Europa nuk mund të presë SHBA që ta mbrojë
SI.E.//ReportTv.al