Politikë

Rama nga Burreli inspekton godinën e ish-oficerëve të kthyer në banesë sociale dhe parkun e ri ‘Ahmet Zogu’: Do zhvillojmë turizmin dhe do shtojmë mbështetjen sociale

17 Prill, 16:27| Përditesimi: 17 Prill, 18:33

  • Share

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, pas takimit për ‘Mbështetjen Sociale’ në kuadër të fushatës elektorale në Dibër, ka vijuar duke parë nga afër edhe disa inspektime. Fillimisht, Rama ka inspektuar parkun e ri në qendër të Burrelit, ‘Ahmet Zogu’ dhe ‘Geraldinë’, i cili është drejt mbylljes. Kryeministri është shoqëruar nga ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj, i cili kandidon për deputet në Qarkun Dibër për zgjedhjet e 11 majit.

‘Ne, zoti kryeministër, planifikuam edhe një parkim nëntokësor në këtë zonë, por i gjithë Burreli, në pjesën nëntokësore, është me tunele. Është i gjithi me tunele, duke qenë se është planifikuar qëndrimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Kemi punuar me Fondin e Zhvillimit për një projekt vitalizues që do t’i shërbejë turizmit’,  tha Malaj gjatë inspektimit.

Më tej, Rama ka vijuar, i shoqëruar nga Malaj dhe drejtuesi i Qarkut, Blendi Klosi, drejt ish-godinës së oficerëve, ku kanë parë nga afër ndryshimin e godinës. Ndërtesa më parë kishte qenë në gjendje të rëndë dhe është rehabilituar.

Ish-godina e oficerëve në Burrel, sipas Malajt gjatë shoqërimit të kryeministrit, është kthyer në një godinë multifunksionale dhe si strehim për banesat sociale.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?