Nga Burreli ku zhvilloi një takim me qytetarët, kryesocialisti Edi Rama tha se më 11 Maj do të përcaktohet fati i Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme. Ai tha se nëse nuk votojnë për PS, mund të kthehemi vite pas. Nuk kurseu as ironinë për Sali Berishën teksa tha se është e pakonceptueshme të dërgohet ‘bufi i kënetës’ për negociatat.
"Më 11 maj, ne kemi takim me historinë në kuptimin më të plotë të fjalës. Zakonisht zgjedhjet janë të rëndësishme të gjitha, por ka raste që nuk janë vetëm kaq. Ka raste që përcaktojnë jo thjesht kush qeveris për 4 vjet, po ku do të jetë vendi në 30 vitet e ardhshme. E them pa ekzagjerim që në 11 maj mund të luhen 30 vite se sot BE e ka hapur derën për Shqipërinë sepse nuk kishin vullnet të plotë për të përshpejtuar ata që ata e quajnë zgjerimi, për mua është ribashkimi.
Të imagjinosh e të çosh bufin e kënetës të bësh negociata është e konceptueshme. Sa t’ju kujtohet se kush është mbaroi filmi i Shqipërisë. Nga 2011 në 2013, nuk ka shkelur njeri në Tiranë. Ne në datën 16 maj presim gjithë Evropën. Por edhe sikur të mos ishte bufi, por unë në anën tjetër, 2027 do të thotë që ne të negociojmë dhe punojmë çdo ditë. Vetëm fakti që do 6 muaj që të rifillojë puna, nuk arrihet afati. Kur nuk arrihet ai afat, fillon një avaz tjetër. Kjo është e thënë thjesht se ata sot e kanë hapur derën edhe për arsyet e tyre. Tani pse duhet të diskutojmë dhe të zgjasim kaq shumë muhabetin për diçka që në fund të ditës edhe shqiptari më i paafrueshëm politikisht ndaj nesh, në fund të ditës duke votuar për ne mbyll hundën dhe ta vërë kryqin te 5 ose nuk do ta vërë te 5 se është Rama, të gjejë një njeri të mirë në gjithë ato emra që ka lista, ta vërë te një njeri tjetër dhe të marrë pasaportën.”, u shpreh Rama.
Më tej, ai tha se të tjerët kanë treguar se e kanë partinë për sherr.
“Historia ka treguar se demokratët partinë e tyre e kanë për sherr, për punë kanë partinë tonë. Jo për punë për Shqipërinë por edhe për veten e vet. Keni parë se nëpër kantiere më dalin ndërtues demokratë, se këta thonë oligarkët. Dalin atje, votën kundër gjithmonë por punën me ne. Ndoshta votën kanë filluar të na e japin ne se tani janë forcuar, nuk janë më me dy gishta”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Burrel: Rikonceptojmë programin për bonusin e bebes! Më 11 Maj përcaktojmë fatin e Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme! Këneta e ka partinë për sherr
Xh.D/I.M/ReportTv.al
